E enjtja e mrekullisë në Conference League!

E enjtja e futbollit shqiptar që ngre lart flamurin e kampionatit në Europë: Partizani, Vllaznia dhe Laçi


Nga Supersport

E enjtja e mrekullisë, e enjtja e futbollit shqiptar që ngre lart flamurin e kampionatit në Europë. Në tri ndeshje, tri Përmbysje të denja për të mbetur në histori nga Vllaznia e Laçi, e po ashtu edhe nga Partizani që pavarësisht një ndeshjeje thriller në Moldavi, fiton sërish për t’u demonstruar kundërshtarëve se ishin ata skuadra më e mirë. Konferencë League, kompeticioni më i ri i UEFA-s që kurorëzohet me dhënien e trofeut në Tiranë majin e ardhshëm, ka nisur me këmbën e mbarë për skuadrat shqiptare, tri nga tri skuadrat pjesëmarrëse që kalojnë turin e parë.

Për Vllazninë ishte një natë “luanësh” në “Loro Boriçi”. Emocione të papërshkrueshme për tifozët shkodranë dhe gjithë shqiptarët. Vinin pas një disfate 3-1 të gatuar edhe nga mllefi i arbitrit rus në Bosnjë përballë Siroki Brijeg, por me zemrën në fushë e shpirtin në tribuna, realizuan një përmbysje të paparë, një rezultat 3-0 që evidenton bukurinë e kësaj Vllaznie, emocionin që di të japë dhe vazhdimësinë e një projekti që me këtë skuadër nderon Shkodrën. Protagonist Djurdjeviç, sulmuesi i afruar këtë verë që ngroh zemrat e tifozëve me një dygolësh, për është e kotë të veçosh emra. Është përmbysja më e madhe e gjithë këtij ruandi në Europë dhe ata janë heronj të vërtetë nga i pari te i fundit. Kjo është Vllaznia që të gjithë duam.

Jo më pak i denjë Laçi. Një përmbysje e madhe edhe për kurbinasit e Shpëtim Duros. Ishin mundur 1-0 në Malin e Zi nga Fk Podgorica, por në “Elbasan Arena” ishte tjetër muzikë, ajo e një skuadre që nuk dorëzohet kurrë, që lufton me shpirt në dhëmbë për ta çuar ndeshjen në shtesë dhe aty mrekullon gjithë tifozët me dy gola që nxjerrin jashtë Europës malazezët. 3-0 dhe mision i realizuar është pak, kjo është me të vërtetë një përmbysje e madhe në një tjetër ndeshje për zemra të forta.

Nuk ngelet më pas Partizani, pasi në Moldavi nuk ishte e thjeshtë përballë Sfintul Georghe pavarësisht suksesit në ndeshjen e parë. Të kuqve të Ilir Dajës iu desh ta nisin në ndjekje, të gjendur dy herë në disavantazh, por po kaq herë gjetën forcën për të reaguar dhe shënuan edhe të tretin për një tjetër sukses 3-2 që ju demonstron rivalëve se ishin ata skuadra më e fortë. Krenari, por edhe para, pasi Vllaznia, Laçi dhe Partizani me kalimin në turin e dytë përfitojnë edhe nga 350 mijë euro të tjera që po t’u shtosh 200 mijë eurot e raundit të parë e çojnë në 550 mijë euro fitimin nga pjesëmarrja në Ligën e Konferencës, shumë e konsiderueshme për skuadrat shqiptare që do të shërbejë për të garantuar suksesin edhe në sezonin e ardhshëm, por nuk ka mbaruar këtu.

Të tri skuadrat do të kërkojnë të avancojnë më tej pavarësisht kundërshtarëve të fortë, spikat Bazeli me të cilin do të përballen të kuqtë e kryeqytetit, Vllaznia do të ndeshet me AEL Limasol të Qipros, ndërsa Laçi përballet me rumunët e Universitatea Craiova. Pavarësisht emrave, asgjë nuk është e pamundur, është më e pakta që mund të thuhet, se na kanë bërë të mësojmë pas këtij raundi të parë!

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…