Turi i dytë i Conference League, “skaneri i cilësisë” së futbollit shqiptar në Europë

Turi i dytë i Conference League: Partizani, Laçi dhe Vllaznia “aventura” me spektakël, Teuta “prish” ekuilibrin në Champions


Nga Agron KAJA

Mesjava që lamë pas, në tërësinë e saj quhet e suksesshme në Europë për skuadrat tona të Kategorisë Superiore. Nëse Teuta u eliminua në Champions Ligë, tre të tjerat: Partizani, Laçi e Vllaznia “përmirësuan” biografinë e futbollit tonë duke u kualifikuar për në turin e dytë të UEFA Europa Conference League. Edhe durrsakët do të luajnë më tej në këtë kompeticion, dhe kjo falë formulës që UEFA përdor për skuadrat e eliminuara në Champions League. Por përpos këtyre rezultateve, duhet thënë se të katërta skuadrat treguan dritëhijet e tyre, nisur edhe nga faktorë të tjerë. Dukuritë që u shfaqën në 8 ndeshjet e luajtura në këtë start të ndeshjeve në Europë për sezonin 2021-2022, në këtë fokus po i shohim në disa elementë të garës.

1.SKUADRAT
Duke qenë se për shkak të situatës me pandeminë e Covid-19 sezoni në futbollin shqiptar u mbyll më vonë se herët e tjera, skuadrat kishin më pak kohë të aksiliroheshin nga lodhja sezonale, e më pas të rekuperonin në kohë dhe të gjeneronin forcat për përgatitjet e tyre në Europë. Për pasojë, gjendja fizike dhe harmonizimi në lojë ishin dukuria më e spikatur. Kryesisht në pjesën e dytë të ndeshjes kjo dukuri mbeti pjesa ku duhej menduar për vazhdimësinë. Dhe duke shtuar këtu edhe përforcimet që skuadrat kishin bërë në pragun e këtyre ndeshjeve, në pjesën më të madhe ato nuk e bënë diferencën me grupin. Por, nëse përgatitja fizike e skuadrave do të ishte më e afërt me përgatitjen taktike në këto ndeshje, ndoshta nuk do të kishim “ethe” si në rastin e Laçit e Vllaznisë, pse jo edhe të Teutës. Ndërsa Partizani e Teuta duhet të veçohen për një tregues: Të kuqtë shënuan 8 gola në dy ndeshje, ndërsa Teuta nuk e provoi shijen e golit në 180 minuta lojë.

2.TRAJNERËT
Nëse në këtë fillim sezoni kemi këto tregues në ndeshjet që skuadrat tona luajtën në Europë, një vend të rëndësishëm këtu ze edhe puna e trajnerëve. Dhe këtu ka një fakt, sepse të katër trajnerët e skuadrave: Edi Martini te Teuta, Ilir Daja te Partizani, Shpëtim Duro te Laçi dhe Tomas Brdariç te Vllaznia, kanë qenë në krye të tyre edhe në sezonin e kaluar. E duke i njohur elementët në skuadrat në këtë hapësirë kohe, ata ndërtuan strategjitë e lojës në funksion të të vlerave që kanë lojtarët. Natyrisht që nuk u zhgënjyen, këtu edhe Teuta, sepse kundërshtarët e tyre treguan se janë në nivel të barabartë, apo edhe më të ulët, përpos rezultateve që arritën. Le të themi se në këto tetë ndeshje, trajnerët ishin faktorë pozitivë në çka arritën skuadrat nën drejtimin e tyre për 180 minutat lojë që u zhvilluan. Dhe kjo dukuri duhet të jetë në këto parametra me bankinat e sezonit të ri 2021-2022.

3.ARBITRAT
Ndoshta nuk është e udhës që të merresh me arbitrat e ndeshjeve, edhe për arsye etike apo profesionale. Sepse gazetari dhe arbitri janë pjesë e futbollit në fusha loje të ndryshme, por duke përjashtuar në këtë rast anën emocionale, është e pashmangshme të mos thuhet se niveli i gjykimit të rusit Aleksei Matjunin në takimin e parë të Vllaznisë me boshnjakët e Siroki Brijeg, ka qenë dukshëm i njëanshëm. 14 kartonë kundër Vllaznisë (2kk dhe 12 kv) dhanë imazhin se shkodranët po luanin futboll “lufte”. Sepse lufta sportive nuk u dallua profesionalisht nga arbitri, të cilin për ato 90 minuta ne shqiptarët do ta quanin “non grata”. Ndoshta i kishim harruar këto situata edhe në futbollin tonë, por ai nivel gjykimi në lojë duhet që të harrohet, edhe për faktin tjetër se UEFA nuk e ka parë të arsyeshme që ta dënonte Matjunin. Përkundër, e ka caktuar të drejtojë në ndeshjet e radhës të UEFA Europa Conferencë League!

4.TIFOZËT
E gjithë bota e futbollit ka më shumë se një sezon sportiv që e ndjen mungesën e Lojtarit të 12-të, tifozerisë. Dhe për pasojë, edhe futbollit shqiptar në të gjitha nivelet i ka munguar kjo pjesë e rëndësishme e kësaj loje magjike. Situata e pandemisë nga Covid-19 e ka detyruar tifozerinë që tu qëndrojë larg shkallëve të stadiumeve. Ndoshta ky fakt i kishte bërë si të “egër”, krahasuar me performancën që kishin para pandemisë. Edhe pse tifozët shkodranë ishin një hap larg skandalit, kjo nuk e zbehu praninë e tyre në stadium. Ndërkohë që tifozët partizanas, ata dursakë dhe e laccianë u treguan më korrektë në misonin e tyre në këto ndeshje.

Do e quaja normale që këtë fokus Europe ta mbyllja me përshëndetjen e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka drejtuar të gjitha skuadrave tona të futbollit që marrin pjesë në këtë tur të futbollit europian, e cila mendoj se është një vlerësim, realitet dhe motivim për ndeshjet e radhës. Sepse edhe ky fokus Europe këtë qëllim ka. “…Këto suksese janë meritë e një pune të mirë nga stafet teknike, lojtarët dhe drejtuesit e klubeve, të cilëve dëshiroj t’ju përcjell përgëzimet e mia më të sinqerta. Turi i dytë i UEFA Europa Konferencë Ligë rezervon rivalë të fortë, por jo të pakalueshëm. Me besim dhe impenjim maksimal gjithçka është e arritshme ndaj çdo kundërshtari”.

Skuadrat shqiptare në Europë
Sezoni 2021-2022

UEFA Champions League

Teuta-Sheriff Tiraspol (Mda) 0-4
Sheriff Tiraspol (Mda)-Teuta 1-0

UEFA Conference League
Turi i parë eliminator

Ndeshjet e para eliminatore

Partizani-Sf.Gheorghe (Moldavi) 5-2
Siroki Brijeg (Bosnjë)-Vllaznia 3-1
FK Podgorica (Mali i Zi)-Laçi 1-0

Ndeshjet e kthimit
Sf.Gheorghe (Moldavi)-Partizani 2-3
Vllaznia-Siroki Brijeg (Bosnjë) 3-0
Laçi- FK Podgorica (Mali i Zi) 3-0

Turi i dytë kualifikues

AEL Limansol (Qipro)-Vllaznia
Laçi-Univ. Craiova (Rumani)
Teuta-Inter Escaldes (Andorra)
Basel (Zvicër)-Partizani

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…