Shahu në sistemin arsimor, pjesë përbërëse e sportit elitar shqiptar!

Me përfshirjen e shahut në sistemin arsimor dhe implementimin e projektit tonë të përbashkët të shahut në shkolla, ne synojmë dhe jemi besimplotë që brenda një periudhe afatshkurtër 3-5 vjecare do të mund të shtrijmë këtë projekt në shumicën e shkollave në mbarë vendin


Nga Erald Dervishi
Presidenti i Federatës Shqiptare të Shahut

Pavarësisht moshës, të gjithë mund të mësojnë dhe të luajnë shah. Shah mund të luajnë fëmijët, të rinjtë, të rriturit dhe të moshuarit, qoftë për pasion në rrafshin amatoresk, qoftë në mënyrë profesionale. Lumturia e një fitoreje dhe hidhërimi kundrejt një humbje mbeten ndjesi të njëjta pavarësisht moshës apo nivelit shahistik, dhe janë pjesë përbërëse e kënaqësisë së të luajturit shah.

Anembanë botës sporti i shahut po bëhet gjithnjë e më popullor. Aktualisht janë pothuajse 800 milionë njerëz që luajnë shah dhe janë të regjistruar pranë federative përkatëse kombëtare. Objektivi i Federatës Ndërkombëtare të Shahut “FIDE”, në vitet në vijim është ai i misivizimit të mëtejshëm të sportit të shahut, i cili kryesisht do të mund të arrihet nëpërmjet implementimit të shahut në shkolla.

Në shumë vende të botës tashmë është bërë e mundur që sporti i shahut të implementohet në shkollat fillore dhe tetëvjecare. Ndërsa në disa shtete, ky projekt ka avancuar edhe mëtej, duke e implementuar sportin e shahut si një lëndë të detyrueshme kurrikulare.

Në Shqipëri, tradicionalisht, loja e shahut është pëlqyer dhe luajtur masivisht. Shah është luajtur dhe luhet jo vetëm në mënyrë profesionale nëpër klube shahistike, por edhe nëpër shtëpi, shkolla, universitete, plazhe, parqe qytetesh apo edhe në kafene.

Cka është më e rëndësishme mbetet tërheqja dhe dëshira e trashëgueshme ndër breza e fëmijëve në moshë të vogël për të mësuar dhe luajtur shah, e shoqëruar kjo në mënyrë konstante nga interesimi gjithmonë i lartë i prindërve për të afruar fëmijët e tyre pranë sportit të bukur të shahut.
Në Shqipëri sporti i shahut gëzon një status dhe traditë të hershme. Falë rezultateve të larta të arritura nga shahistët tanë ndër vite në arenën ndërkombëtare, sporti i shahut është konsideruar gjithnjë pjesë përbërëse e sportit elitar shqiptar.

Kjo është përpjekja jonë e parë serioze për të futur sportin e shahut në sistemin arsimor. Ne besojmë se këto përpjekje do të jenë jenë të natyrës së përhershme dhe do të rezultojnë mjaft të sukseshme duke zbuluar kështu një rol të ri, atë të rëndësisë së sportit të shahut në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

Nga studime dhe hulumtime të shumta të kryera mbi efektet dhe ndikimin e lojës së shahut mbi fëmijë të moshave të vogla, tashmë është një qëndrim ndërkombëtar i konsoliduar se Shahu, përvec anës agonistike dhe elementëve të tjerë sportivë, në vetvete mbart shumë vlera të tjera pozitive në formimin dhe edukimin e fëmijëve që në moshë të re. Hulumtimet tregojnë se shahu promovon të menduarit logjik, rrit ndjeshëm shkallën e kreativitetit, dhe ndikon drejtpërdretë në të sjellurit në mënyrë sistematike.

Pak rëndësi ka nëse fëmijët, të cilët mësojnë të luajnë sot shah, në të ardhmen do të bëhen mjeshtra të mëdhenj dhe kampionë të ardhshëm, më e rëndësishme është fakti se fëmijët duke luajtur shah argëtohen dhe bëhen më socialë dhe të përgjegjshëm.

Me përfshirjen e shahut në sistemin arsimor dhe implementimin e projektit tonë të përbashkët të shahut në shkolla, ne synojmë dhe jemi besimplotë që brenda një periudhe afatshkurtër 3-5 vjecare do të mund të shtrijmë këtë projekt në shumicën e shkollave në mbarë vendin, si dhe në një periudhë afatmesme 5-10 vjecare të fillojmë të prodhojmë rishtazi Mjeshtrat e Mëdhenj Ndorkombëtarë (GM), të cilët do të mund të përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë në arenën botërore, si dhe përse jo Kampionët e rinj të ardhshëm të Europës dhe të Botës.

Ndërthurja ndërmjet traditës elitare, pasionit të brezave të rinj për lojën e shahut, dhe mbështetjes së pakufizuar që Federata Shqiptare e Shahut sëbashku me Federatën Botërore të Shahut dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë do të japin në këtë drejtim, janë elementë të nevojshëm dhe përbëjnë terrenin e përshtatshëm që sporti i shahut në vendin tonë të zhvillohet me ritme shumë të shpejta.
Jemi të bindur se me realizimin dhe implementimin e projekteve tona, ku vend parësor zë padyshim futja e shahut në shkolla, jo vetëm do të arrijmë të masivizojmë edhe mëtej sportin e bukur të shahut në Shqipëri, por mbi të gjitha do të mund të krijojmë bazën e nevojshme për të pikasur dhe përgatitur mëtej talentet e reja dhe kampionët e ardhshëm në shah.

Formimi dhe edukimi në mënyrë të përgjegjshme i brezave të ardhshëm, mbetet ende sot një ndër sfidat kryesore të vendit tonë. E rëndësishme është që brezat e ardhshëm të behen të shkolluar e të ditur dhe njëkohësisht të dinë të argëtohen.

Padyshim loja e shahut do të mund ti ndihmojë në këtë drejtim!

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…