Vajzat e Arta të Kosovës!

Rrugen e celi Majlinda Kelmendi ne Rio de Janiero ne 2016 per tu pasuar pak vite me pas nga Distria Krasniqi e Nora Gjakova…cfare mrekullie e cfare krenarie kombetare…


Nga Adriatik Riza Dosti

Plot 57 vjet me pare…kur sporti luftarak i Arteve Marciale japoneze Judo u perfshi ne Lojerat Olimpike pikerisht ne Olimpiaden e Tokyos ne 1964 ….veshtire te besoj se ndonje shqiptari te Shqiperise a te Kosoves do t’ja kishte marre mendja se nje dite ne do te kishim nje kampion a kampione olimpike e do te vinin ne vitrinen e sportit kombetar shqiptar jo nje por tre Medalje Ari e madje brenda 5 vjetesh 2016-2021…e qe te treja jane Made in Kosova e qe te treja mbajne vulen e tre Cikave te Arta te saj ….

Rrugen e celi Majlinda Kelmendi ne Rio de Janeiro ne 2016 per tu pasuar pak vite me pas nga Distria Krasniqi e Nora Gjakova…cfare mrekullie e cfare krenarie kombetare…

Dhe kjo histori suksesi qe gezon cdo shqiptar ne mbare globin nisi disa vite me pare ku fale pasionit, guximit e profesionalizmit te Trajnerit te jashtezakonshem pune shume e fjale pak Driton Kuka Cikat e Kosoves e kryesisht ato te Pejes pas nje Lumi djerse e sakrificash pa fund ja dolen qe ne 2012 te marrin frytin e asaj c’ka kerkonin e enderronin…

Majlinda sjell ne Kosove medaljen e saj te pare te arte ne nje turne te rendesishem nderkombetar… duke fituar ne Kupen Botes ne Stamboll -Medaljen e Arte…. e c’ka ne 11 vite kariere brilante te saj do te pasurohej ne vijim edhe nga nje arsenal i frikshem trofesh e medaljesh pa fund qe do ti kishte zili edhe sportisti me elitar i globit…plot 32 te Arta, 6 Argjendi e 8 Bronzi…

Kampione Olimpike, kampione e botes, kampione e europes, kampione e ballkanit…e askush tjeter si ajo …dhe e pa fat ne Tokyo 2020 [ korrik 2021] ne mbyllje te karieres se vet brilante …por ani ky eshte sporti …e vajza e pare Kampione olimpike e kombit shqiptar gjithesesi ka hyre tashme per te mos dale dot me kurre ne Arkivin, historine e memorien e nderit te sportit te kombit e te popullit te vet….

E nese Majlinda mbeti absolute ne peshen e saj ne 52 kg…nje tjeter pasuese e saj e sportiste e trajnerit Kuka…Distria arrin ti sjelle Kosoves nje tjeter te Arte olimpike ne peshen 48 kg…dhe do te jete Nora Gjakova qe ne peshen 57 kg do te beje ”tris- in ” e Medaljeve te Arta Olimpike per Kosoven….e pra ne 2 Olimpiada e brenda 5 vjetesh …3 Ari…cfare mrekullie !

Dhe ka akoma…ku i dihet…ne gare eshte ende Loriana Kuka e cila konkuron te enjten e 29 korrikut ne peshen e 78 kg…

I ndoqa …disa Live e disa te perseritura e ne forme permbledhje ne RTK ndeshjet e Cikave te Kosoves por edhe ate te vellait te Nores – Akilit …emocion por edhe krenari…aq me shume sot tek sheh qe disa vende me Rusine e Francen ne krye c’nuk po bejne kunder Kosoves e s’rreshtin poshtersisht te komplotojne e te thurin plane ogurzeza kunder saj ne guzhinat e pista te Beogradit, Moskes e Parisit….

E bash per keto e shume te tjera si keto…e bash per ate histori tragjike e te shkruar me gjak Nderi yt Kosove u vu disi ne vend qofte edhe kesisoj sportivisht e ne tryezen me te madhe te sportit boteror ne nje Olimpiade e kjo fale Cikave te tua te Arta…Majlindes, Distrias e Nores …e qe me siguri neser do te pasohen nga emra te tjere se Orteku i Driton Kukes veshtire te ndalet me dot prej kerkujt…

Dhe nuk ishte aspak rastesi por shume nder e krenari qe Medaljen e Arte fituese te Tokyo 2020 …Nores ja dorezojne pikerisht dy autoritete shume te larta te sportit boteror…Tomas Bach -Presidenti i IOC [Komiteti olimpik nderkombetar]…dhe J.Rouge…Sekretari i pergjithshem i federates boterore te Judos…

Faleminderit Driton….faleminderit Cikat e Arta te Kosoves…na bete krenare si kurre me pare e na bete ta mbajme koken lart si shqiptare e kjo fale suksesit tuaj te jashtezakonshem…

Dhe vec jush nuk kam si te mo sjell sot ndermend edhe si-motrat tuaja te te njejtit gjak qe gjithashtu na kane nderuar ADN e kombesine tone po fale punes e talentit te tyre por edhe patriotizmit e dashurise pa fund per ty Kosove -toke e trimave dhe e burrneshave pa fund…

Te tilla jane edhe Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi….pasuar edhe nga Atifetja, Vlora, Donika e deri tek Presidentja e sotme e jotja Kosove…dinjitozja Vjosa Osmani…

Jo me kot i quajta ashtu sic ke qejf ti quash e ti therrasesh ti vete Kosove…Cikat tona…tingellon me bukur keshtu besoj !

Te faleminderit Kosove !

Komiteti Ekzekutiv i FSHF: Pesë fusha të reja

Synimi kryesor i FSHF-së është që brenda vitit 2025 të ndërtohen 100 fusha të reja me përmasa të mëdha

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Komiteti Ekzekutiv i FSHF: Pesë fusha të reja

Synimi kryesor i FSHF-së është që brenda vitit 2025 të ndërtohen 100 fusha të reja me përmasa të mëdha