FSHF, gati reklamimi në UEFA i vendimeve të arbitrit italian Maurizo Mariani në Poloni-Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit po shqyrton mundësinë e reklamimit në UEFA të disa vendimeve të trupës arbitrale gjatë sfidës Poloni-Shqipëri, të cilat penalizuan kuqezinjtë


Të irrituar me drejtimin e ndeshjes nga arbitri italian, Maurizo Mariani, dhe ndihmësit e tij.

Federata Shqiptare e Futbollit po shqyrton mundësinë e reklamimit në UEFA të disa vendimeve të trupës arbitrale gjatë sfidës Poloni-Shqipëri, të cilat penalizuan kuqezinjtë. Në institucionin qeverisës të futbollit shqiptar janë disa vendime që kanë lënë shije të hidhur dhe i janë futur punës për të mos lejuar që gabimet arbitrale ndaj kuqezive të kalojnë në indiferencë.

Duke nisur nga analizimi i provave filmike, që do të shërbejnë për të faktuar ankimimin në UEFA. Në veçanti, janë dy episode që konsiderohen flagrante dhe mund të shërbejnë për këtë qëllim. Duke nisur nga penalltia e paakorduar në dëm të Rey Manajt. Në këtë rast, pretendimi i Federatës është legjitim, jo vetëm për vendimin, por mbi të gjitha për faktin se si për një episod të rëndësisë së tillë, me ndërhyrjen e Kamil Glik, që ishte flagrante, nuk u përdor as sistemi VAR, i disponueshëm tanimë në ndeshjet kualifikuese të kombëtareve pikërisht për të patur më shumë qartësi në lidhje me vendime të tilla. Episodi, në fakt, ka shkaktuar polemika anembanë botës, dhe madje dhe një arbitër i njohur polak, Lukasz Rogovski, ka komentuar episodin, duke kritikuar në Twitter punën e arbitrit italian, teksa shprehet: A ka VAR në këtë ndeshje? Glik nuk arrin topin, është një penallti e dukshme”.

Federata po shqyrton edhe një tjetër episod, që mund të jetë objekt i reklamimit dhe ka të bëjë pikërisht me golin e tretë të polakëve, një aksion gjatë të cilit është Robert Lewandowski teksa merr krahun para se të japë asistin e golit të Krychowiak, bën faul në sulm ndaj Marash Kumbullës, një tjetër episod vendimtar që peshon në rezultatin final të ndeshjes dhe që nuk u mor aspak parasysh nga kryesori italian, Mariani.

Në Federatën Shqiptare të Futbollit kanë vendosur që gabimet e tij të mos kalohen pa u vënë në lupën e komisioneve kompetente të UEFA-s, natyrisht si një masë mbrojtëse për Kombëtaren, edhe për faktin që gabime të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…