Edy Reja: Vendimtare ndaj San Marinos

Trajneri i Shqipërisë deklaroi në konferencën për shtyp se kjo përballje e radhës është përcaktuese


Edy Reja u tërheq vëmendjen kuqezinjve para ndeshjes me San Marinon. Trajneri i Shqipërisë deklaroi në konferencën për shtyp se kjo përballje e radhës është përcaktuese, duke e ditur që një fitore e mundshme na ngjit në vendin e dytë, kuptohet me mundësinë e madhe që Polonia të dalë e humbur nga ndeshja me Anglinë.

“Na ka ndodhur shpesh që pas një fitoreje i marrim lehtë ndeshjet. Ndaj San Marinos do ta kemi të vështirë, spse është ekip i organizuar. Duhet të kemi përqendrim dhe të bëjmë lojë të mirë. Duhet t’i lëmë sa më pak hapësira, sepse janë të rrezikshëm.

Është ndeshje përcaktuese dhe nuk mendoj për ndeshjen e Polonisë ndaj Anglisë, shoh vetëm sfidën tonë. Kemi konkurrentë të fortë në këtë grup. Kemi Hungarinë, e keni parë që është e fortë fizikisht. Edhe Polonia është e forte, ka cilësi.

Shqipëria në rritje: Kemi pasur rritje, mendoj që çelësi është ndryshimi i mentalitetit. E kam thënë edhe pas ndeshjes me Hungarinë që sulmuesi është mbrojtësi ynë i parë, tani kemi bërë dhe gabime, që duhet t’i analizojmë sa më mirë. Duhet të kemi përqendrimin e duhur dhe nëse ia dalim, do të luajmë shanset tona deri në fund.

Ndryshimet në formacion: “Sigurisht që do të ketë risi ndaj San Marinos, Abrashi dhe Gjasula nuk do të jenë. Do të shoh si luan San Marino për të zgjedhur formacionin. Do të shoh deri në darkë gjendjen e lojtarëve, sepse kanë marrë ca goditje. Sigurisht ata që do të rikthehen do të na japin një dorë, Hysaj Bare e Manaj.

Gjendja fizike e lojtarëve: Kushdo që luan duhet të japë maksimumin. E pamë, Broja hyri nga stoli dhe shënoi. Janë shumë ndeshje, janë 3 ndeshje në 7 ditë dhe jo të gjithë e përballojnë. Shpresoj të jenë sa më të karikuar ndaj San Marinos. Kundërshtarët e radhës janë shumë të dhënë ndaj kombëtares dhe shpresoj të japin më të mirën.

Forma e sulmuesve: Grumbulloj gjithmonë 5 sulmues. Janë tri ndeshje për 7 ditë, të shohim për Cikalleshin dhe Balajn, nëse nuk kanë probleme fizike, të shohim sepse nuk e kam problemin e zgjedhjeve. Me Hungarinë praktikisht kemi luajtur me tre sulmues. Sulmuesit duhet të sakrifikojnë shumë, si shembulli i Balajt dhe Uzunit. Mua më pëlqejnë sulmuesit që sakrifikojnë dhe ndihmojnë mbrojtjen dhe jo ata sulmues që qëndrojnë vetëm në sulm.

Bajrami dhe Bare bashkë: “E kemi provuar edhe sistemin e lojës me Bajramin dhe Baren së bashku në fushë.”

Impenjim ndaj San Marino – Për të marrë fitoren duhet të bëjmë një ndeshje të madhe. Dua lojën dhe tri pikët. San Marino është e fortë, nuk do ta kemi të lehtë, pavarësisht se në letër jemi favoritë. Ju e mbani mend që ndeshjen e parë me San Marinon, u deshën 70 minuta për të arritur tek goli i parë.”

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…