Hysaj: Te motivuar për të shkuar në Katar

Kapiteni Elseid Hysaj beson se Shqipëria mund të ecë përpara në grup dhe të mund të zërë vendin e dytë


Kapiteni Elseid Hysaj beson se Shqipëria mund të ecë përpara në grup dhe të mund të zërë vendin e dytë, për ëndrrën “Katar 2022”. Në Konferencën për shtyp para sfidës me “San Marinon”, në “Elbasan Arena”, shkodrani deklaroi.

“Fitorja me Hungarinë ishte e nevojshme, na karikon shumë për të ecur përpara. Kemi mundësi të shkojmë në Katar dhe jemi të motivuar për ndeshjen e radhës. Kemi besim, sepse jemi përforcuar. Shqipëria nuk ka qenë kaq e përforcuar me lojtarë, që luajnë me ekipe të mira europiane. Duhet të kemi besim, të luajmë shumë mirë, ashtu sikurse bëmë përballë Hungarisë.”

Polonia apo Hungaria për vendin e dytë?: Të dyja janë skuadra të nivelit të lartë. Polonia ka Lewandowski, që luan te më të mirët, ndërsa Hungaria është si puna jonë, kanë grupin, punojnë bashkë për të bërë mire, kështu që të dyja i kemi rivalë deri në fund.

Harmonia: Siç e pamë dhe me Hungarinë, mesfusha dha maksimumin dhe bëri lëvizje shumë të mira, e rëndësishme është të kesh sulmues që shënojnë dhe këtë e kemi bërë, e bëri Cikalleshi me Poloninë, Broja me Hunagrinë. Me kalimin e kohës do të kemi më shumë vlera në fushë në të gjitha repartet.

Dy sfidat e mbetura me rivalët direkt: “Kemi shumë mundësi të marrim përsëri pikë ndaj të dyjave. Ndaj San Marinos jemi të favorizuar dhe 3-pikëshi duhet të jetë yni se s’bën. Ndeshjen me Poloninë mezi po e presim, sepse na vjen inat, të gjitha statistikat ishin për ne. Bëmë ca gabime personale që duhet t’i shmangim. Kundër rivalëve për vendin e dytë do të jenë ndeshjet më të bukura.

Kalimi te Lazio: Është skuadër shumë mirë, ka perspektivë, ka qellim të shkojë në Ligën e Kampionëve. Aty gjeta dhe mister Sarrin, me të cilin kam punuar shumë, për mua është frymë e re. Sarri babai sportiv? Besoj se po, me të vërtetë ai më ka rritur si futbollist dhe dua ta falënderoj.

Lexo më shumë

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…