Italia shkatërron Letoninë, Gjermani mund thellë Islandën

Në grupin I, ku bën pjesë edhe Shqipëria, Polonia ia doli të marrë një pikë në minutat e fundit ndaj Anglisë


Duheshin golat dhe vijnë me shumicë në sfidën ndaj Lituanisë. Sulmi i Italisë kishte përfunduar nën kritika, pasi kishte shënuar shumë pak në ndeshjet e fundit, ndërsa Roberto Mancini mendoi të shkundë repartin, pasi i ndikuar edhe nga mungesat, ua besoi dërgimin e topit në rrjetë të rinjve si Moise Kean e Giacomo Raspadori, të cilët nuk zhgënjyen.

Gjithçka u zgjidh në pjesën e parë, pasi pikërisht sulmuesi i Juventusit zhbllokoi sfidën në minutën e 11 dhe arriti të shënojë edhe golin e katërt, ndërsa talenti i Sassuolos, Raspadori provokoi autogolin e miqve dhe shënoi edhe golin e tretë të ndeshjes.

Në pjesën e dytë shënoi edhe mbrojtësi i Napolit, Di Lorenzo, duke vulosur suksesin 5-0 të kampionëve të Europës, të cilët blindojnë pozitat në krye të renditjes me 14 pikë, 6 më tepër se Zvicra që nuk shkoi përtej barazimit pa gola në transfertë ndaj Irlandës së veriut.

Bind edhe Gjermania, që ia doli të triumfojë me rezultatin e pastër 0-4 në transfertën ndaj Islandës, falë golave të Gnabry e Rudiger në pjesën e parë dhe Sane e Timo Werner në të dytën, në një sfidë që nuk pati histori.

Me tre fitore në po kaq ndeshje nën drejtimin e Hansi Flick, Gjermania konsolidon pozitat në krye të grupit me plot 15 pikë, 4 më tepër se Armenia që është ndjekësja më e afërt, ndërsa bileta direkte për në Katar është gjithmonë e më pranë sigurimit.

Në të njëjtin grup, Maqedonia e Veriut nuk shkoi përtej barazimit pa gola ndaj Rumanisë, ndërsa më herët, Armenia bëri një hap fals, duke u ndalur në barazim 1-1 përballë modestëve të Liechtenstein.

Në grupin I, ku bën pjesë edhe Shqipëria, Polonia ia doli të marrë një pikë në minutat e fundit ndaj Anglisë. Këta të fundit zhbllokuan sfidën me Kane në minutën e 72-të, ndërsa polakët rikthyen baraspeshën në të 91-tën me Szymanski, i cili shënoi pas asistit të Lewandowskit.

Pas 6 ndeshjeve në grup, Anglia kryeson me 16 pikë, e ndjekur nga Shqipëria me 12 pikë e Polonia me 11 pikë, ndërsa Hungaria shkon në kuotën e 10 pikëve, pas fitores me rezultatin 2-1 ndaj Andorrës.

Në grupin E, Belgjika vrapon drejt Botërorit, pasi triumfoi me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Bjellorusisë, falë një goli të Praet, ndërsa në të njëjtin grup Uellsi bëri një hap fals, duke mos shkuar përtej barazimit pa gola ndaj Estonisë.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…