Shkëlqen Elseid Hysaj, gëzon edhe Lacio!

Elseid Hysaj ishte një nga kërkesat e para të trajnerit Mauricio Sarrit, sapo mori detyrën te Lacio


Elseid Hysaj ishte një nga kërkesat e para të Mauricio Sarrit sapo mori detyrën te Lacio. Trajneri e donte Hysajn me çdo kusht, edhe pse deri më tani nuk ka mundur realisht të mbështetet tek ai. Fillimi i aventurës ishte i mirë, por me kalimin e javëve humbi. Në ndeshjet e fundit kundër Sasuolos dhe Bolonjës shqiptari u rikthye në nivele të mira, duke zëvendësuar në mënyrë perfekte Laxarin, pavarësisht se pa dyshim me karakteristika të ndryshme.

“E shoh në përmirësim. Vitin e kaluar pati një ndikim të mirë fillestar, pastaj muaj e muaj vështirësi. Këtë vit e shoh më mirë. Kam lexuar shumë kritika pas ndeshjes të së dielës. Ai është me më pak përgjegjësi, sepse luajti në mënyrë jo të keqe. Gabimi ndodhi në fillim të aksionit dhe nuk u ndikua nga ndërhyrja e Hysajt. Sivjet e shoh më mirë se në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar”, deklaronte Sarri disa javë më parë. Ndoshta këto fjalë e motivuan ose thjesht e gjeti veten. Elseid Hysaj ishte në mesin e lojtarëve të ndeshjes kundër Sasuolos dhe Bolonjës.

RIKTHIMI – Mbrojtësi i krahut shqiptar zhvilloi dy ndeshje të mira, duke dëshmuar vlerën e tij në fushë. I mbërritur në verën e vitit 2021, lojtari hyri menjëherë, duke gjetur edhe rrugën drejt rrjetës në javën e dytë kundër Specias. Më pas, një sërë problemesh dhe shfaqjesh në hije e zbritën atë në prapavijë. Tashmë ish-Napoli ka treguar se është një lojtar i dobishëm për kauzën, si në të djathtë ashtu edhe në të majtë.

Mund të jetë një përforcim në funksion të gjysmës së dytë të sezonit. Pas ndeshjes kundër Bolonjës, Hysaj tha se kishte probleme me përshtatjen pas kaq shumë vitesh në Napoli. Ndryshimi i skuadrës, mënyra e lojës dhe skemat e Sarrit, pavarësisht se i njihte, i shkaktuan disa probleme. Tani gjithçka duket se është hedhur pas. Futbollisti është gati të japë kontributin e tij, sidomos tani që kalendari do të shohë Lacion përballë Milanit, Fiorentinës dhe Juventusit në Serinë A. /Panorama Sport

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…