Super Valon Ethemi!

Ish-lojtari i Kukësit u bë protagonist përsëri në ndeshjen mes Istanbulsporit dhe Kayserisporit


Valon Ethemi po kalon sezonin e tij më të mirë të karrierës. Ish-lojtari i Kukësit u bë protagonist përsëri në ndeshjen e javës së 21-të të Superligës turke mes Istanbulsporit dhe Kayserisporit. 25-vjeçari arriti që të gjente rrjetën në minutën e 38-të, duke kthyer skuadrën e tij në epërsi me rezultatin 2-1.

Goli i tetë sezonal për sulmuesin, i cili ka shërbyer dhe tri asistime. Sezoni më i mirë për futbollistin nga Tetova që në edicionin e tij më të mirë ka shënuar shtatë gola (sezonin e shkuar, po me fanellën e Istanbulsporit).

Futbollisti është grumbulluar nga përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, teksa është aktivizuar në 2 ndeshje miqësore dhe në një përballje zyrtare në Ligën e Kombeve. Ethemi luajti për tri sezone me Kukësin, para se të transferohej në Turqi, ku e ndihmoi ekipin që të ngjitej në elitën e futbollit turk, për të shkëlqyer këtë edicion.

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…