Myrto Uzuni, goleadori i La Liga 2

Sulmuesi beratas është goleadori i Granadës. 27-vjeçari ka shënuar deri tani 16 gola


Myrto Uzuni është goleadori i Granadës dhe La Liga 2 në Spanjë. Bomberi shqiptar gjeti sërish rrugën e rrjetës në kampionat duke udhëhequr listën e golashënuesve me 16 realizime.

Uzuni zhbllokoi sfidën ndaj Tenerifes, teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 6-të. Talenti nga Berati është padyshim lideri i Granadës në këtë sezon, teksa me golat e tij po e ndihmon skuadrën bardhëkuqe që të rikthehet në elitën e futbollit spanjoll.

Kjo është ndeshja e katërt radhazi që 27-vjeçari shënon në kampionat me Granadën. Kujtojmë që Uzuni mungoi në dy ndeshje ndaj Levantes dhe Ibizës për shkak të dëmtimit të pësuar.

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…