Euro 2024, Shqipëria e Silvinjos e nis me humbje!

Kombëtarja u mund me rezultatin 1- 0 nga Polonia në takimin e zhvilluar në Varshavë.


Shqipëria e Silvinjo e nisi me humbje fushatën kualifikuese të Euro 2024, por duke zhvilluar një lojë të mirë. Kombëtarja u mund me rezultatin 1- 0 nga Polonia në takimin e zhvilluar të hënën në Varshavë.

Trajneri brazilian i kuqezinjve në të parën e tij me një formacion më sulmues pati edhe debutues si Jasir Asani dhe Anis Mehmeti. Polonia e filloi në sulm, por rasti i parë i vërtetë ishte në të 14’, një goditje nga larg e Zalewski që u prit nga Strakosha.

Futbollistët e Shqipërisë me kalimin e minutave iu afruan zonës polake, ndërsa në të 22’ Çikalleshi goditi portën kundërshtare, por Szczesny arriti ta grushtojë topin.

Në të 41’ polakët kaluan në avantazh me Swiderski, i cili depërtoi në prapavijën kuqezi që deri në atë moment ishte shfaqur e sigurtë. Futbollistët shqiptarë nuk u dorëzuan me këtë rezultat dhe patën rastet e tyre në pjesën e dytë.

Në të 58’, Uzuni dhe Asllani iu afruan golit, por Szczesny u shfaq i vëmendshëm duke ndalur goditjet e lojtarëve kuqezi. Mihaj shpëtoi Shqipërinë nga goli i dytë, duke mos lejuar Lewandowski të shënonte me portën e boshatisur.

Gjatë pjesës së dytë Sylvinho bëri disa ndryshime, ndërsa Uzuni mund të barazonte në minutat e fundit. Emocionet e sfidës Poloni – Shqipëri u përcollën nga TV Klan.

Grupi kryesohet nga Çekia me 4 pikë pas barazimit 0 – 0 në fushën e Moldavisë, kundërshtari i radhës i Kombëtares më 17 Qershor në Tiranë.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF: Pesë fusha të reja

Synimi kryesor i FSHF-së është që brenda vitit 2025 të ndërtohen 100 fusha të reja me përmasa të mëdha

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Komiteti Ekzekutiv i FSHF: Pesë fusha të reja

Synimi kryesor i FSHF-së është që brenda vitit 2025 të ndërtohen 100 fusha të reja me përmasa të mëdha