Partizani me 17 yje!

Partizani feston titullin e 17-të në histori, Vllaznia shkon në Europë. Bie Bylisi, shpresë për Erzenin!


Partizani është kampioni i ri i Shqipërisë. “Demat” mundën Teutën 2-0 në përballjen e javës së fundit dhe shtuan në galerinë e tyre trofeun e 17-të kampion në histori. Të kuqtë gëzuan në stadiumin e ri trofeun më të rëndësishëm në vend.

Në një edicion me shumë rivalitet, të kuqtë bënë detyrën në “Arenën e Demave” në përballjen e së hënës ndaj “Djemve të Detit”, duke arritur të rikthehen tek titulli pas 4 vitesh. Me 67 pikë të koleksionuar falë 20 fitoresh dhe 7 barazimesh, demat renditen në vendin e parë në kuotë të barabartë pikësh me Tiranën, por për shkak të ndeshjeve direkte të kuqtë mbajnë vendin e parë.

Në përballjet ndaj rivalëve bardheblu, Partizani mori 2 fitore, barazoi në 1 ndeshje dhe u mund në derbin e parë të këtij edicioni. Me 56 gola të shënuar Partizani e mbyll sezonini me sulmin më të mirë po aq sa dhe Tirana por me mbrojtjen më të mirë me vetëm 33 gola të pësuar në 36 javë. Meritë dhe për Giovanni Colella, i cili bëhet i pari trajneri i huaj i Partizanit që arrin titullin me të kuqtë. Partizani kurorëzon një edicion me luhatje, por pa vënë në asnjë moment në dyshim pretendimin për titull.

Një edicion i suksesshëm në shumë drejtime, me klubin e kuq që në merkaton ne janarit bëri dy transferime historike, duke shitur për 1.4 milionë euro Xhuliano Skukën tek Metz në Francë e duke blerë Christian Mba për 180 mijë euro nga Trepça 89’. Ndonëse në dimër u largua shënuesi më i mirë i skuadrës, sërish të kuqtë ia dolën që të arrijnë titullin kampion. Një titull që iu shijon akoma dhe më shumë, aq më tepër që arrihet ndaj rivalëve të përjetshëm të Tiranës, që rivalizuan deri në minutat e fundit për titullin kampion.

Partizani do të jetë përfaqësuesi i Shqipërisë në turin e parë të Champions League, për të tentuar që të ketë një aventurë sa më të suksesshme.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF: Pesë fusha të reja

Synimi kryesor i FSHF-së është që brenda vitit 2025 të ndërtohen 100 fusha të reja me përmasa të mëdha

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Komiteti Ekzekutiv i FSHF: Pesë fusha të reja

Synimi kryesor i FSHF-së është që brenda vitit 2025 të ndërtohen 100 fusha të reja me përmasa të mëdha