Vllaznia mund Apoloninë dhe fiton Kupën e Shqipërisë për femra

“Vllaznia” për vajza është fituese e edicionit të 14-të të Kupës së Shqipërisë, pas fitores 4-1 kundër “Apolonisë”.


“Vllaznia” për vajza është zyrtarisht skuadra fituese e edicionit të 14-të të Kupës së Shqipërisë, pas fitores 4-1 kundër “Apolonisë”.

Në finalen e zhvilluar pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, shkodranet siguruan trofeun e 10-të në këtë kompeticion të rëndësishëm. Pjesa e parë ka prodhuar një lojë mjaft interesante, me të dyja skuadrat që kontrollojnë mirë topin dhe tentojnë të gjejnë avantazhin në portat përkatëse.

Të parat që kalojnë në avantazh janë fieraket, me Valentina Trokën, e cila pas një topi të bukur të dhuruar në të djathtë nga Klea Amonikaj gjen golin e parë të këtij takimi të rëndësishëm. 1-0 për “Apoloninë” në minutën e 14-të të takimit. Nuk stepen as shkodranet nga ana tjetër, që kërkojnë golin e barazimit dhe e gjejnë me Gresa Berishën në minutën e 29-të. Mesfushorja shkodrane provon me një top të fortë nga jashtë zone, duke gjetur rrjetën e “Apolonisë” dhe duke barazuar shifrat në 1-1.

Shala përmbys rezultatin dhe kalon në epërsi” Vllazninë”, duke i çuar shifrat në 2-1 në minutën e 41-të të takimit. Pjesa e parë e kësaj finaleje mbyllet me avantazhin e “Vllaznisë” 2-1, ndërsa po të njëjtat emocione dhe lojë të fortë prodhon edhe fraksioni i dytë i takimit. Gresa Berisha vulos dopietën personale në këtë takim, duke trefishuar edhe rezultatin e kësaj ndeshjeje. Megi Doçi ekzekuton një goditje dënimi, ndërsa Berisha gjendet mirë në zonë, duke shënuar edhe golin e tretë për vajzat kuqeblu. Sakaq, sulmuesja e “Vllaznisë”, Megi Doçi vulos shifrat në 4-1, pas një ekzekutimi perfekt të një goditjeje dënimi në favor të shkodraneve.

Me rezultatin 4-1 mbyllet kjo finale e 14-të e Kupës së Shqipërisë për vajza, me “Vllazninë” që shpallet kështu fituese edhe në këtë kompeticion të rëndësishëm të futbollit shqiptar.

Në përfundim të ndeshjes, u zhvillua edhe ceremonia nga Federata e Futbollit, me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu i cili i dhuroi medaljet dhe Kupën e Shqipërisë vajzave të “Vllaznisë”.

Me këtë fitore, “Vllaznia” e vajzave shkon në 10 trofe të fituar në Kupën e Shqipërisë. Finalja e 14-të e Kupës së Shqipërisë u ndoq me mjaft interes nga shumë tifozë të “Vllaznisë” e “Apolonisë”, të cilët ishin të pranishëm në Shtëpinë e Futbollit për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

Formacioni i “Apolonisë”: Hyska (GK), Troka, Iliadhi, Ndoj, Mema, Troka, Levenaj, Hamonikaj, Tukaj, Sesu, Xhindole.

Formacioni i “Vllaznisë”: Raxhimi (GK), Vuksani, Curraj, Maliqi, Shala, Ramadani, Doci, Berisha, Gjini, Gjergji, Kodra.

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…