Lamtumirë Nuri Bylyku!

Mesfushori i shquar mbahet mend nga të gjithë futbolldashësit si një lojtar energjik e luftarak, që drejtoi Tiranën në fushë si kapiten drejt fitimit të disa titujve kampion në vitet 1960-1970.


Nga Armand Duka
President i FSHF

I trishtuar për ndarjen nga jeta të një figure të madhe të futbollit shqiptar siç ishte Nuri Bylyku! Mesfushori i shquar mbahet mend nga të gjithë futbolldashësit si një lojtar energjik e luftarak, që drejtoi Tiranën në fushë si kapiten drejt fitimit të disa titujve kampion në vitet 1960-1970.

Pas karrierës në futbollin e luajtur Bylyku nuk u shkëput për asnjë çast nga sporti magjik, duke dhënë kontributin e tij si trajner apo në rolet drejtuese në klubin kryeqytetas për vite me radhë.

Familja sot është në zi, pasi ka humbur një personalitet me shumë vlera, një ikonë, që shkroi historinë me klubin bardheblu dhe i dha gjithçka futbollit gjatë gjithë jetës së tij.

Në emër edhe të komunitetit të futbollit, dua t’i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Bylyku, të afërmve dhe miqve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm!

Lamtumirë Nuri Bylyku!

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…