“Dueli i Vdekjes” në Formula 1, Lewis Hamilton nxjerr jashtë gare Max Verstappen dhe fiton në Britani

Aksident i bujshëm që në xhiron e parë të Çmimit të Madh të Britanisë, mes Max Verstappen dhe Lewis Hamilton


Aksident i bujshëm që në xhiron e parë të Çmimit të Madh të Britanisë, mes Max Verstappen dhe Lewis Hamilton. Nga kontakti mes dy makinave, Red Bull dhe Mercedes, e pëson Verstappen, i cili rrezikoi shumë pasi makina e tij bëri disa rrotullime para se të përplasej me barrierat anësore. Momente frike për holandezin, i cili më pas doli në këmbët e tij. Gara u ndal menjëherë, me Leclerc në avantazh.

Gara nisi e ashpër me një duel deri në vdekje mes Hamilton dhe Verstappen, me britanikun që kërkoi me çdo kusht të parakalonte rivalin e tij. Dinamikat e aksidentit janë të diskutueshme, flamuri i kuq i menjëhershëm ngriu garën me Leclerc në epërsi.

“Shikoni kthesën, aksident i madh. Është 100% një kthesë në favor të Max, i gjithë faji është i Hamiltonit. Faleminderit Zotit që doli i padëmtuar”. Këto ishin fjalët e Horner për FIA-n përmes radios pas kontaktit midis makinave Red Bull dhe Mercedes.

Komisarët e garës i dhanë vetëm 10 sekonda penalitet Hamiltonit, por gjithsesi piloti britanik arriti të triumfonte në Silversonte duke e parakaluar pilotin e Ferrarit, Leclerc, në xhiron e parafundit. Diferenca mes Verstappenit dhe Hamiltonit në renditjen e përgjithshme ngushtohet nga 33 në 8 pikë. /Supersport/

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Silvinjo dhe Gjimshiti: Asgjë nuk është e pamundur ndaj Spanjës

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e së hënës ndaj Spanjës sfidën e tretë dhe të fundit të grupit B

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…