Fitorja me “axurrët”, dëshirë apo mundësi?

Deri dje gëzoheshim kur humbisnim ngushtë, e tash duam suksesin me më të mirët e botës


Nga Bujar Qesja, Mjeshtër i Madh

Kam kohë që i kam lënë komentet e këtij lloji. Po merrem me historinë, traditat, me vlerësimet e qytetarisë durrsake, civilizimit dhe emancipimit të saj. Por duke parë interesimin e pabesueshëm, të tejskajshëm, të jashtëzakonshëm, të paimagjinueshëm të një populli të tërë që quhet kombi shqiptar, si dhe duke plotësuar kërkesën e grupimeve miqësore dhe shoqërore, për të dalë me një koment në prag të ndeshjes Shqipëri–Itali, u ula për të shkruar diçka.

E shtunë, 15 qershor 2024. Ditë që do të na duket si festë kombëtare. Shqipëria e jonë, ulet në sofrën lakmuese të futbollit europian, për të thënë që është edhe ajo, për të treguar që jemi edhe ne, që nuk mund të arrini atje ku doni pa ju dhënë lejekalimin.

Del një brazilian nga Sao Paolo, me emrin Silvio Mendes Campos Junior, i formatuar me emrin Silvinjo, i datëlindjes 12 prill 1974. Biografia e tij sportive është e pasur, si futbollist më parë dhe më pas si trajner. Luan mbrojtës dhe ekipi debutues është Sport Klub Korinthians Paulista. Luajti 136 ndeshje dhe shënoi 15 gola. 1999-200o, e shikojmë të luajë me ekipin e fortë anglez Arsenal.

Njihet finalja e Kupës UEFA 1999-2000, ku Arsenali i mbrojtësit të majtë brazilian Silvinjo, humbi me 11-të metërsha me të fortët e Gallatasarajit. Sezonet sportive 2001-2004, i plotësoi me klubin spanjoll Celta Vigo, duke qenë gjithnjë në formacionin kryesor. Nga 2004-2009, në pesë vite me klubin mitik të Barcelonës, Silvinjo luajti 89 takime dhe shënoi dy gola. Kalimi nga Barcelona tek Mançester Siti 2009-2010, ia pasuroi më shumë karrierën sportive teknikut të kombëtares shqiptare të futbollit. Braziliani me Barcelonën bëhet fitues i ligës së Spanjës, Superkupën e Spanjës dhe Ligën e Kampioneve.

E gjithë karriera e tij si futbollist, mbështetet në 415 ndeshje të aktivizuara ku ka shënuar 21 gola. Në 2000-2002, është parë të luajë 4 ndeshje me ekipin përfaqësues të Brazilit. Edhe si trajner, apo thënë ndryshe teknik, ky brazilian mbetet shumë aktiv, po aq sa edhe futbollist. Është në shtabin teknik dhe mjaft herë edhe si drejtues kryesor, në klubet e njohura Internacionale e Milanos, Kruzeuro, Sport Recife, Nautiko, Korinthians, Lionit, kombëtares braziliane.

Nga 2 janari i vitit 2023, u bë i njohur lajmi, se Silvinjo caktohet në drejtimin e kombëtares shqiptare. Kontrata u firmos për 18 muaj, me kusht rinovimi nëse arrihet kualifikimi në finalet Euro’ 24.

Ndihmësi kryesor i brazialinit, është argjentinasi Pablo Javier Zabaleta Girod, i lindur në Buenos Aires me 16 janar 1985. Ka luajtur mbrojtës dhe mesfushor, si dhe është parë të jetë pjesë ekipit përfaqësues të Argjentinës.

Ndihmësi tjetër i Silvinjos, është braziliani Dorival Guidoni Junior, i lindur me 28 maj 1972 në Mirasol. Ka luajtur si mesfushor me Sao Paolon, Atletiko Mineiro, Porto, Sampdoria, Celta Vigo, Midëllsbrou etj. Veshi fanelen për 12 ndeshje, me kombëtaren e Brazilit. Në rrugën e pasur sportive, është në shtabin teknik të 14 klubeve të njohura.

Detyrohem të japë disa të dhëna të shpejta, për të kuptuar se Silvinjo ka mbështetjen e fuqishme të shtabit të tij, të cilët kanë pjesën e tyre të arritjeve, por edhe shansin e afirmimit për më tej. Nuk i dimë arsyjet e përfshirjes së Zabaletës dhe Dorivas në stafin Silvinjo, por duket qartë se kemi një treshe të artë profesionistësh, që në bashkëpunim me specialistë dhe ish futbollistë të njohur shqiptarë, përbëjnë stafin teknik të përfaqësueses shqiptare.

Ndeshja e sotme me Italinë, po lëviz nga vendi jo vetëm popullin shqipfolës, por edhe tokën e tyre, atje ku ata jetojnë.

Shifrat varjojnë nga 10, 15 deri në 20 milion shqiptarë, që janë të pranishëm me 15 qershor 2024 në stadiumin e Dortmundit. Edhe “fëmija në bark të nënës” do të dridhet, nga deti i pafund i entuziazmit. Shqipja, ka mundësi të flasë sot me gjuhën e suksesit. A është e ligjshme kjo që po e quajmë, mbase me të drejtë apo pa të drejtë, euforia shqiptare?

Gjykoj se është i ligjshëm dhe i justifikueshëm pritshmëria në arritje. Vite të shkuara, kur mësonim se Shqipëria është mundur me rezultat të ngushtë, gëzoheshim sepse thonin që nuk jemi “poshtëruar”. Ka vend për të qenë skeptik, mosbesues? Kjo po diskutohet gjatë në të gjitha kuvendet, ku flitet për futbollin. Por a jemi ne sot, ato të djeshmit? Pa menduar përgjigja është jo, njëmijë herë jo. Me Italinë sot luhet ndeshje dhe në fushë janë 11 luftëtarë shqiptarë. Për të rritur adrenalinën dhe besimin, të gjitha figuracionet janë luftarake.

Kam transmetuar me qindra ndeshje dhe kam ndjekur po aq të tilla nga kolegë jashtë dhe brenda Shqipërisë. Figuracione si shenjestër, gjuajtje bombë, përplasje, atak dhe kundëratak, shpirt luftarak, betejë, dyluftime, ndjekje, goditje, sinjal, ofensivë dhe kundërofensivë, dënim, e shumë të tjera, janë në formën e luftës, por kuptohet sportive. Dhe në këtë luftë mendoj, se Shqipëria nuk luan me 11-të, por me 20 milion.

Kështu që brazilaini Silvinjo dhe shtabi i tij drejton, motivon dhe frymëzon në këtë luftë 20 milion njerëz, të gjithë sot të bashkuar si trup i njësuar. Silvinjo e ka të qartë, që është kështu. E ka prekur që pas 2 janarit 2023 dhe dukshëm po e prek edhe kur ka shkelur prej ditësh në tokën gjermane.
Ekrane gjigande, janë ngritur anekënd Shqipërisë dhe jashtë saj. Por ekrani më gjigand, më i pamatshëm është ekrani shpirtëror i çdo shqiptari, i cili ka të të drejtë të ëndërrojë, ditën e madhe të ngadhnjimit të futbollit të shtetit të tyre, por sigurisht me këmbë në tokë. Flitet se braziliani i pagjumë, mendon e mendon 90-të minutat e pazakonta të 15 qershorit ndaj kampionëve të botës, ndaj kampiones në fuqi të Europës, sesi do të luajë Shqipëria e tij.

Dilema është prezente, e ulur këmbëkryq në secilin prej nesh. Si do të dalim? Do të fitojë Shqipoëria? A mundemi vallë ta bëjmë këtë gjë? Shqiponjat janë në fluturim. Nuk ka qetësi. “Gjahu” është i vështirë. Është dinak. Nuk kapet lehtë. Do të fitojmë apo do të mundemi, apo “paqe” që gjithsesi vlen? Dilema, dilema pafund.

Veçse një gjë dihet, që axurrët nuk do ta kenë të lehtë. Jo se ne jemi më të fortë se ata. Po të paktën të fitojmë statusin e të barabartit, të barazvlefshimit, të jo inferiorit, të atij që kërkon të mos i shënojnë, të mos e turpërojnë. Jo kjo kohë ka marrë fund. Kombëtarja e brazilianit Silvinjo dhe e shtabit të tij, e 26-të futbollistëve të mbledhur si me dorë anekënd rruzullit, do të tregojnë se jemi të barabartë ndër të barabartët. A mund të fitojmë?

Të bëhemi gati. Edhe kjo mund të ndodhë. A mund të humbasim? Kjo mos të ndodhtë. Atëherë si do të dalim? Të kemi besim tek formulimi besimplotë, frymëzues dhe motivues:

Shqiponjat fluturojnë lart!

Durrës: 15 qershor 2024

Champions League, Egnatia humbet me Borac Banja Luka

Kampionia e Shqipërisë, e cila luajti nga minuta e 28-të me një lojtar më pak, pësoi gol në minutën e…

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Silvinjo dhe Gjimshiti: Asgjë nuk është e pamundur ndaj Spanjës

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e së hënës ndaj Spanjës sfidën e tretë dhe të fundit të grupit B

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…