Shkodrani Klevis Bebeziqi te Olimpija Ljubjana në Slloveni

Shkodrani Klevis Bebeziqi ka firmosur një kontratë profesioniste 2-vjeçare me Olimpija Ljubjanën në Slloveni.


Pas Endri Çekiçit te Olimpija e Ljubljanës do të kërkojë të lerë shenjë edhe një tjetër talent shqiptar.

Shkodrani Klevis Bebeziqi ka firmosur një kontratë profesioniste 2-vjeçare me Olimpija Ljubjanën në Slloveni.

Në fakt, Bebeziqi ka pasur dy gëzime të njëpasnjëshme pasi dy ditë më parë ai mbushi 18 vjeç, ndërsa dje u transferua te klubi i njohur slloven, që ka shumë besim te aftësitë e talentit shqiptar. Mësohet se mesfushori i rritur te Akademia e Vllaznisë prej kohësh ishte në monitorimin e klubit europian.

Njeriu që drejtoi negociatat ishte menaxheri Erkan Sulejmani, i cili është shprehur se ka shumë besim në aftësitë e 18-vjeçarit dhe pret që ai të jetë protagonist me klubin e Ljubjanës.

Presidenti i Olimpijas është Milan Mandaric, një emër i njohur në fushën e biznesit ndërkombëtar e që është njëkohësisht aksioner edhe i klubeve angleze Portsmouth dhe Sheffield Wednesday.

Bebeziqi luan si organizator në mesfushë dhe vlerësohet për vizionin e tij të lojës, shumë i shpejtë dhe me teknikë të lartë, teksa ka qenë pjesë e rregullt e ekipeve Kombëtare të Shqipërisë për moshat U-13, U-15, U-17 dhe U-19.

Ai ka spikatur që në moshë të vogël me fanellën e Vllaznisë dhe ishte piketuar nga specialistët e futbollit si një lojtar që premton shumë për të ardhmen.

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Silvinjo dhe Gjimshiti: Asgjë nuk është e pamundur ndaj Spanjës

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e së hënës ndaj Spanjës sfidën e tretë dhe të fundit të grupit B

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…