Gennaro Gattuso, një burrë i vërtetë!

Gazetari i njohur: Bukuria e futbollit qëndron edhe tek prezenca nga burra të pasionuar dhe të vërtetë si ai


Nga Dritan Hila, botues i Dritare.net

Si futbollist luftoi, vrapoi, u zemërua, harxhoi gjithë energjinë deri në pikën e fundit të djersës. Gennaro Gattuso ishte thjesht një luftëtar i paepur në një ekip plot talent.

Si trajner bëri shumë duke filluar nga gaveta, duke pranuar stolat e klubeve në vështirësi, kampionate pak të njohura për të, situata të pasigurta, por duke ruajtur gjithmonë një dinjitet dhe ndershmëri intelektuale të pakrahasueshme.

Në OFI Kreta dha dorëheqjen, por i paguan nga xhepi rrogat lojtarëve që nuk i kishin marrë prej muajsh.

Ne Pisa ndihmoi kompaninë të paguante bashkëpunëtorët dhe stafin.

Në Milano, në fund të mandatit, ai hoqi dorë nga pagesa e parashikuar për vitin e prishjes para kohe të kontratës nga klubi, por duke kërkuar që të paguhen bashkëpunëtorët e tij.

Në Napoli, një tjetër nga gjestet e tij të mrekullueshme: gjatë muajve të parë të karantines, ai hoqi dorë nga paga e tij, për të mbuluar 20% të pagave te punonjësve të Napolit që u pushuan nga kompania.

Këtë vit në Valencia, me rastin e Krishtlindjeve, ai pagoi dhjetëra mijëra euro për t’u bërë dhurata të gjithë punonjësve të kompanisë. “Jeta më ka dhënë shumë, ndaj më pëlqen të bëj dhurata, nuk më pëlqen t’i marr”.

Bukuria e futbollit qëndron edhe tek prezenca nga burra të pasionuar dhe të vërtetë si ai.

Gennaro Gattuso është një shembull.

Gennaro Gattuso është nga ata qe ne Italine e jugut quhet një burrë i vërtetë.

***

Marrë nga postimi në Facebook i gazetarit Dritan Hila

Si futbollist luftoi, vrapoi, u zemërua, harxhoi gjithë energjinë deri në pikën e fundit të djersës. Gennaro Gattuso…

Posted by Dritan Hila on Thursday, January 12, 2023

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Silvinjo dhe Gjimshiti: Asgjë nuk është e pamundur ndaj Spanjës

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e së hënës ndaj Spanjës sfidën e tretë dhe të fundit të grupit B

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…