“5×5″/ Art-Inox, kampion i zonës rajonale të Durrësit

Trofeu iu dorëzua skuadrës Art-Inox nga Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale Durrrës, Arbër Kalemi


Art-Inox është shpallur për të dytin vit radhazi ekipi kampion për zonën rajonale të Durrësit, në kampionatin kombëtar të futbollit 5×5 të organizuar në këtë zonë.

Skuadra e Art-Inox zhvilloi një kampionat të shkëlqyer dhe dominoi çdo kundërshtar. Në total u luajtën 15-të ndeshje dhe Art-Inox regjistroi 13 fitore, një barazim dhe vetëm një humbje në sfidën e fundit ndaj FJT Auto me rezultatin 2-0.

Trofeu iu dorëzua skuadrës Art-Inox nga Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale Durrrës, Arbër Kalemi, në një ceremoni të rasti të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Skuadra e Art-Inox, së bashku me tre ekipet e tjera që janë renditur në krye të klasifikimit, Auto Ingroso, Leon MFC dhe Fitore FC, plus dy ekipe që do të dalin nga kupa e Durrësit 5×5, do të marrin pjesë në fazën play-off, ku do të përballen të gjitha skuadrat kampione dhe ekipet që janë renditur më mirë në të gjitha zonat rajonale për të shpallur kampionin e edicionit të katërt të Shqipërisë në Kampionatin Kombëtar 5×5.

Lexo më shumë

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Silvinjo dhe Gjimshiti: Asgjë nuk është e pamundur ndaj Spanjës

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e së hënës ndaj Spanjës sfidën e tretë dhe të fundit të grupit B

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…