Ëndrra ime dhe e të gjithë sportistëve për medalje olimpike do të bëhet realitet!

Nuk do t’ju zhgënjej shumë shpejt ëndrra ime dhe e të gjithë sportistëve për medalje olimpike do të bëhet realitet.


Nga Briken Calja, Vendi i 4-t në Lojërat Olimpike në Peshëngritje

Kanë kaluar më tepër se dy javë dhe kudo që kaloj në rrugë, dyqane apo lokale të gjithë më përshëndesin e më falenderojnë ende për atë çka arrita në Olimpiadën e Tokios (Barazim i Rekordit Olimpik 190 kg)

Një mirënjohje që më bën të lumtur dhe më bën të harrojë dhimbje e netët pa gjumë prej stërvitjeve të ashpra të sportit tonë të peshngritjes.
Falenderime që mi lehtësojnë peshat e më bëjnë të vazhdojë kokëulur drejt ëndrrës sime për të mbajtur gjatë këtë nivel këtë ritëm.

Dua t’ju falenderoj edhe një herë përzemërsisht për mbështetjen morale dhe jo vetëm që me jepni, dua të falenderoj edhe këtu publikisht në fillim familjen time që mi ka bërë të mundura të gjitha tekat e mija sportive.

Të falenderoj stafin tim Geraldin dhe Vaninin që më qëndrojnë pranë, por edhe federatën e presidentin që jo vetëm në Olimpiadë por cdo ditë interesohet për gjendjen time e stërvitjen se si po më shkon. Falenderimi shkon gjithashtu për S.K.TIRANA & Kryetarin Erion Veliaj dhe Komitetin Olimpik….

Ndoshta për shume njerëz kjo është periudhë pushimesh ndërsa për mua sfida dhe arritja shume e madhe në Olimpiadë ishte vetëm fillimi i fluturimit për në ëndrrën e madhe të medaljes olimpike që mbetet tanimë për në Paris 2024.

Nuk do t’ju zhgënjej shumë shpejt ëndrra ime dhe e të gjithë sportistëve për medalje olimpike do të bëhet realitet.

Silvinjo & stafi i Kombëtares ndjekin sfidën e Champions, Sparta Pragë-Inter

Silvinjo së bashku me ndihmësit e tij, Doriva dhe Pablo Zabaleta kanë pasur mundësinë të takojnë lojtarët kuqezi të cilët…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Silvinjo & stafi i Kombëtares ndjekin sfidën e Champions, Sparta Pragë-Inter

Silvinjo së bashku me ndihmësit e tij, Doriva dhe Pablo Zabaleta kanë pasur mundësinë të takojnë lojtarët kuqezi të cilët…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

“Topi i Artë 2024”

9 çmime prestigjioze do të ndahen për të nderuar lojtarët/lojtaret më të mirë dhe më të spikatur të vitit 2024