Adriatik Riza Dosti: Lushkja – talenti i ”harruar” i futbollit shqiptar…

Futbollist i zgjuar, me diapazon, mjeshter i Asistit …goleshenues e inspirues i ekipit. E tashme fanella me numrin 10 e mbajtesi i saj Regi Lushkja jane bere vertet shume te dashur per lacjanet..


Nga Adriatik Riza Dosti

Ka kohe qe dyshja Lushkja – Xhixha me ka terhequr dukshem vemendjen tek loja e skuadres se Lacit…dhe te them te drejten per mesfushorin-sulmues Regi Lushkja gjithnje mendoja se eshte prodhim i Akademise kurbinase te futbollit ndaj dhe kur mesova prej mikut tim te mire e te hershem ish futbollistit te shkelqyer te Kavajes , Partizanit, Luftetarit e me pas edhe te Kombetares se Shqiperise…Altin Rrices se Regi eshte puro kavajas e produkt i ekipeve zinxhir te ketij qyteti nuk e di pse mu kujtua ajo thenia e famshme e ” Ustait”- te pa harruarit Zihni Gjinalit tek thoshte…po te germosh me kazem ne Kucove do dali Nafte e po ta ngulesh Belin a Lopaten ne token e Kavajes do nxjerresh futbolliste !

Dhe sa te drejte kishte…tek mendon ata dhjetera e qindra talente e futbolliste cilesore qe nxorri Kavaja nder vite ku fatkeqesisht me se shumti i gezuan te tjeret se sa vete qyteti qe i lindi e i rriti…

E nje nder ta eshte edhe Regi Lushkja nje nder lojtaret me cilesore te Superliges shqiptare i cili ne rolin e mesfushorit-sulmues ka disa sezone qe po luan per Lacin…

Futbollist i zgjuar, me diapazon, mjeshter i Asistit …goleshenues e inspirues i ekipit…dhe nje nder kryesoret lojtare te te gjitha sukseseve te kurbinasve te pakten ne keto 5 vitet e fundit si ne futbollin shqiptar po ashtu edhe ne kupat e europes…

E tashme fanella me numrin 10 e mbajtesi i saj Regi Lushkja jane bere vertet shume te dashur per lacjanet…

Futbollin Regi e nisi me ekipet e femijeve te qytetit te Kavajes e te parin trajner te tij kishte nje nder mjeshtrat e futbollit te ketij qyteti goleshenuesin e famshem te futbollit shqiptar vite me pare…te mirenjohurin Durim Shtini…

Me pas me djaloshin plot talent Lushkja do te merreshin radhazi edhe trajneret Fejzi Bubeqi, Ylli Teliti e Bledar Sinella…

Me te gjitha ekipet e grup moshave qe nga U -15 e deri tek U -21 Lushkja prej te gjitheve do te evidentohej si nje talent i pa diskutueshem i futbollit shqiptar…ku jo vetem ne perberje te Beses por edhe te ekipeve tona kombetare te ketyre moshave do te dallohej dukshem mbi te tjeret per cilesite e aftesite e tij te shkelqyera …per pasimet perfekte e golat e shumte shenuar vit pas viti…

Ishin pikerisht keto motivet e aresyet qe Laci e piketon dhe e rremben kavajasin e talentuar qe ne moshen 20 vjecare… per ta patur ende ne skuadren e vet …teksa askush nuk e kishte harruar morine e golave te dyshes Lushkja -A.Deliu tek Besa e te rinjve…

Luan nje sezon tek Kavaja e tij e te rriturve para se ti thote PO lacjaneve…e me pas lacianizohet komplet …teksa sot ka ne arkiven e tij 5 vjecare tek kurbinasit permbi 180 ndeshje kampionat + kupe e ka shenuar disa gola decizive por sic e thashe edhe me lart shquhet vecmas per altruizmin e tij ne ekip ku shpesh me asistet e tij perfekte ju a ka lehtesuar shenimin e golit shokeve te tij sulmues te ekipit…

Lushkja eshte dy here finalist i Kupes se Shqiperise si me fanellen e Beses po ashtu edhe me ate te Lacit…por mbi te gjitha eshte njeri nder lojtaret kryesore e cilesore ne suksesin disa vjecar te lacjaneve ne kalimin disa here te tureve ne kupat e europes …ku dua te kujtoj me kete rast ndeshjet me qipriotet e Anorthosis Famagusta, me azerbajxhanasit e Kesla…me Podgoricen e Malit te Zi…e se fundi me ate pasim -kryeveper qe dha ne shenimin e golit te fitores 1-0 te Lacit nje jave me pare ne ” Elbasan Arena” kunder rumuneve te Universitatea te Crayoves…ku neser urojme e shpresojme qe Laci e Lushkja me shoke ne ndeshjen e kthimit ta cojne enderren e tyre deri ne fund ne UEFA Conference League…

Starti i Lushkjes me Lacin ne fakt eshte disi i hidhur teksa daton ne 20 janar te 2016 me ate humbje 0-3 me Tiranen…por kjo nuk e dekurajoi kavajsin e talentuar qe ta shihte te ardhmen e tij perpara me guxim e kurajo…

Me ekipet kombetare …thirret me U-19 ne 2014 ne nje ndeshje miqesore kunder Bullgarise…me pas se bashku me Q.Lacin, Malokun, E.Ndojin etj thirret serisht me U-21 ne 5 qershor te 2017 ne nje tjeter miqesore …e kete radhe kunder Frances…e ne vijim po tek U -21 e nen drejtimin e Alban Bushit do te luaje ne nje ndeshje zyrtare eliminatore te kampionatit europian kunder Estonise…

Dhe cuditerisht vetem kaq me ekipet tona kombetare e me pas lihet ne hije e ne harrese te plote edhe pse kundrejt faktit qe te gjithe trajnere e specialiste te futbollit tone te sotem vazhdojne ta konsiderojne talent e lojtar cilesor…

Por mesa duket Regi nuk vjen nga jashte shtetit e meqenese eshte prodhim i brendeshem e Made in Albania pak kush mund te kujtohet per te aq me shume kur ka disa vite qe talentet e futbollit shqiptar ne raport me ”shqiptaret e huaj” qe na vijne nga jashte vazhdojne te injorohen sheshit e te diskriminohen jo pak…sepse sot ne mode ne ate vend aty jane ata qe bejne zhurmen, reklamen, qe sajojne famen …paguajne per emrin…qe kane lidhje me Duket e Shakohoxhet me co. derisa te sigurojne Fanellen e Kombetares…e normal qe jashte liste do mbeten edhe Lushkja, edhe Xhixha, edhe Bardhi, edhe Gurishta, edhe Adili, edhe Rustemi etj etj…per fajin e vetem se luajne ne Superligen shqiptare…!

E tek mendon se shumica e gazetareve sportive te sotem shqiptare me se shumti e kane mendjen tek Ronaldo e Messi se sa tek futbolli e futbollistet e vendit te tyre ….normal qe keshtu do te ndodhi…

Mesa duket o Regi …ka ardhur koha ”te levizesh pak” qe te kujtohen serisht per ty…e per kete duhet te peshkosh ndonje kampionat e ndonje ekip jashte Shqiperie perndryshe Qazimet, Selahet e Ramadanet me shoke veshtire se do te te hapin rruge qe nje dite edhe ti [ edhe pse e meriton plotesisht] te realizosh enderren tende …te veshesh fanellen e kombetares se Shqiperise…

Une ta uroj nga zemra …dhe uroj qe kjo gje e behet realitet sa me pare te jete e mundur edhe pse mosha jote nuk i kalon sot te 25 vitet e jetes tende lidhur pa zgjidhshmerisht qysh femije me futbollin…por me se pari te uroj qe neser te arrini kualifikimin e shume deshiruar per ne turin e 3 te Conference League aty ne token rumune…e veshtire por jo e pa mundur !

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…