Talenti kuqezi Laert Papa firmos për AEK në Greqi

Laert Papa, një pjesëtar i rregullt i përfaqësueseve të moshave që nga U15 e deri tani me U19 ka nënshkruar kontratë afatgjatë me klubin e AEK.


Një tjetër futbollist shqiptar i shtohet radhëve të profesionistëve te skuadra e AEK në Greqi. Laert Papa, një pjesëtar i rregullt i përfaqësueseve të moshave që nga U15 e deri tani me U19, ka hedhur firmën në kontratën e tij të parë si profesionist në futbollin grek.

Papa ka nënshkruar kontratë afatgjatë me klubin e AEK, pasi ka luajtur për disa vite në akademinë e gjigantëve të klubit kryeqytetas. Por tanimë ai nuk do të jetë pjesë e akademisë së AEK-ut, por do të luajë me ekipin e dytë të tij si profesionist.

Që nga ky sezon, ekipi i dytë i AEK do të luajë në kategorinë e dytë greke dhe lojtarët më të spikatur të akademisë, do të jenë pjesë e kësaj skuadre. Kështu, mesfushori Papa do të ketë minuta të rëndësishme në një nivel futbolli që padyshim është mbi atë të futbollit të moshave në Greqi.

Një mundësi për të provuar veten e për të rënë në sy të stafit të skuadrës së parë, me të cilën shpreson që të aktivizohet në të ardhmen, ashtu siç bën Mario Mitaj i cili edhe pse vetëm 17-vjeçar, aktivizohet vazhdimisht nga trajneri Milojeviç.

Lexo më shumë

Silvinjo & stafi i Kombëtares ndjekin sfidën e Champions, Sparta Pragë-Inter

Silvinjo së bashku me ndihmësit e tij, Doriva dhe Pablo Zabaleta kanë pasur mundësinë të takojnë lojtarët kuqezi të cilët…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Silvinjo & stafi i Kombëtares ndjekin sfidën e Champions, Sparta Pragë-Inter

Silvinjo së bashku me ndihmësit e tij, Doriva dhe Pablo Zabaleta kanë pasur mundësinë të takojnë lojtarët kuqezi të cilët…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

“Topi i Artë 2024”

9 çmime prestigjioze do të ndahen për të nderuar lojtarët/lojtaret më të mirë dhe më të spikatur të vitit 2024