Duka: Kjo skuadër na bën çdo ditë e më shumë krenarë!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është shprehur sot për Kombëtaren kuqezi, se kjo skuadër po na bën çdo ditë e më shumë krenarë.


Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është shprehur sot për Kombëtaren kuqezi, se kjo skuadër po na bën çdo ditë e më shumë krenarë.

Në një reagim në rrjetet sociale pas ndeshjes së sotme të Kombëtares kundër përfaqësueses kroate, Duka u shpreh se “sot ndaj Kroacisë kemi zhvilluar një lojë shumë të mirë dhe meritonim shumë më shumë se një pikë. I kishim mundësitë dhe mund ta kishim mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë.

Nuk e bëmë dot, e pamë veten në disavantazh dhe sërish djemtë treguan karakter dhe ia dolën të barazojnë. Dëshira ishte e madhe të fitonim, por ky është futbolli dhe na duhet të pranojmë rezultatin.

Tani le të mendojmë për Spanjën me pozitivet, të futemi në fushë të japim më të mirën. Kam shumë besim tek ekipi, siç duhet të kenë gjithë shqiptarët”.

Presidenti i FSHF Duka nuk la pa përmendur dhe falënderuar lojtarin numër 12 të Kombëtares, tifozëve kuqezi, të cilëve, siç u shpreh ai, “u jemi mirënjohës pafund për mbështetjen që po i japin Kombëtares në EURO2024”.

Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot në Hamburg ndeshjen e saj të dytë në EURO2024, e vlefshme për grupin B, ku mori dhe pikën e parë, pas barazimit me Kroacinë. Pas dy ndeshjesh, Shqipëria renditet e treta në Grupin B, me pikë të barabarta me Kroacinë, por me golavarazh më të mirë. Nesër në orën 21:00 pritet me mjaft interes përballja mes Italisë dhe Spanjës.

Champions League, Egnatia humbet me Borac Banja Luka

Kampionia e Shqipërisë, e cila luajti nga minuta e 28-të me një lojtar më pak, pësoi gol në minutën e…

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Silvinjo dhe Gjimshiti: Asgjë nuk është e pamundur ndaj Spanjës

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e së hënës ndaj Spanjës sfidën e tretë dhe të fundit të grupit B

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…