Leo Messi, legjenda e futbollit

Superylli argjentinas po largohet nga Barcelona, si lojtari me më shumë gola, me më shumë paraqitje, me më shumë tituj dhe një mori rekordesh të tjera të jashtëzakonshme.


Nga Bashkim Tufa

Superylli argjentinas po largohet nga Barcelona, si lojtari me më shumë gola, me më shumë paraqitje, me më shumë tituj dhe një mori rekordesh të tjera të jashtëzakonshme.
Leo Messi është një legjendë. Ai mban të gjitha rekordet kryesore në historinë e FC Barcelona. Eshtë lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje, ka shënuar më shumë gola dhe ka arritur më shumë fitore. Dhe, më e rëndësishmja nga të gjitha, ai ka fituar më shumë tituj në historinë 121-vjeçare të klubit katalan.
Por rekodet që “Pleshti” ka vendosur, nuk janë të vlefshme vetëm për Barcelonën, nuk janë vetëm rekorde në futbollin spanjoll. Ylli argjentinas ka vendosur edhe një numër rekordesh europiane dhe botërore, disa prej të cilëve, pak njerëz besonin se mund të mposhteshin ndonjëherë në epokën moderne. Por Messi nuk është një futbollist i zakonshëm, ai është më tepër se një yll… Faktet e mëposhtme e dëshmojnë këtë:
● Eshtë lojtari i vetëm në histori, që ka fituar “Topin e Artë”, “FIFA World Player”, “Pichichi Trophy” dhe “Këpucën e Artë” gjatë një sezoni. Kjo ndodhi në 2009/10.

● Eshtë lojtari me më shumë “Topa të Artë”. Ai ka fituar gjashtë të tillë në vitet 2009, 2010, 2011, 2012, 2015 dhe 2019.
● Eshtë lojtari më i ri që ka fituar tri “Topa të Artë” radhazi. Ai ishte 24 vjeç, 6 muaj dhe 17 ditë, kur fitoi të tretin më 9 janar 2012.
● Eshtë lojtari, që ka fituar më tepër trofeun “Këpuca e Artë”. Ai ka fituar gjashtë të tillë në sezonet 2009-10, 2011-12, 2012-13, 2016-17, 2017-18 dhe 2018-19.
● Eshtë golashënuesi më i mire gjatë një sezoni në garat zyrtare. Ai shënoi 73 gola në 2011/12 (50 në Ligë, 14 në Ligën e Kampioneve, 3 në Kupën e Mbretit, 3 në Superkupën e Spanjës, 1 në Superkupën e Europës dhe 2 në Kupën e Botës për Klube).
● Eshtë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në një vit kalendarik. Ai shënoi 91 gola zyrtarë më 2012. Me Barçën 84 (59 në Ligë, 13 në Ligën e Kampionëve, 5 në Kupën e Mbretit dhe 2 në Superkupë) dhe me ekipin kombëtar argjentinas, 12. Ai gjithashtu ka shënuar edhe 5 gola të tjerë në ndeshjet miqësore me Barçën, çka do ta rriste shifrën në një total prej 96 golash.
● Ka vendosur edhe një rekord për golat ndërkombëtar në një vit. Ai shënoi 25 gola në 2012 (13 në Ligën e Kampionëve dhe 12 me ekipin kombëtar të Argjentinës) dhe e ndan këtë rekord me Vivian John Woodward, i cili ka shënuar 25 në 1909.
● Eshtë golashënuesi më i mirë që ka realizuar për një klub. Deri më 27 maj, ai kishte realizuar 672 gola, duke tejkaluar 643 golat që Pelé ka shënuar me Santos më 1956-1974.

● Vazhdimësia e golave në Ligë: ai shënoi 33 gola në 21 ndeshje radhazi, nga java 11 deri në 34, në sezonin e ligës 2012/13.
● Golashënuesi më i mirë në një ligë europiane, që nga themelimi i trofeut të “Këpucës së Artë” në sezonin 1966/67. Ai vendosni rekordin, duke shënuar 50 gola në La Liga 2011/12.
● Eshtë lojtari që ka shënuar më shumë kundër skuadrave në Ligën e Kampioneve. Ai ka shënuar kundër 36 skuadrave të ndryshme, duke kaluar edhe Cristiano Ronaldon me 35.
● Lojtari me më shumë tituj vendas dhe ndërkombëtarë. Ai ka 35 që nga viti 2002. Ka 10 La Liga, 8 Superkupa spanjolle, 7 Kupa të Mbretit, 4 Liga të Kampioneve, 3 Kupa Bote për Klube dhe 3 Superkupa Europiane.
● Eshtë lojtari me më shumë “Trofe Pichichi” në ligën spanjolle. Ai ka fituar 87, në sezonet 2009/10, 2011/12, 212/13, 2016/17, 2017/18, 2018/19, 2019/20 dhe 2020/21.
● Eshtë golashënuesi më i mirë në Ligën Spanjolle. Që nga 27 maj 2021, ai ka realizuar 474 gola në 520 ndeshje
● Eshtë golashënuesi më i mirë në histori. Deri në 27 maj 2021, ai ka shënuar 709 gola në 836 ndeshje.
● Eshtë golashënuesi më i mirë në garat zyrtare. Deri më 27 maj 2021, ai ka realizuar 672 gola.
● Eshtë golashënuesi më i mirë në garat ndërkombëtare. Ai ka 128 gola: 120 në Ligën e Kampionëve, 3 në Superkupën e Europës dhe 5 në Kupën e Botës për Klube

● Eshtë golashënuesi më i mire i La Liga gjatë një edicioni. Shënoi 50 gola në sezonin e ligës 2011/12.
● Eshtë golashënuesi më i mirë për ndeshjet në shtëpi në një sezon në ndeshjet zyrtare: Leo Messi shënoi 46 gola në të gjitha ndeshjet në ‘Camp Nou’ gjatë sezonit 2011/12.
● Eshtë golashënuesi më i mirë në ndeshjet në shtëpi në një sezon në LaLiga. Ai shënoi 35 gola në ‘Camp Nou’ në sezonin e ligës 2011/12.
● Eshtë golashënuesi më i mire në ndeshjet jashtë shtëpisë në një sezon në LaLiga. Shënoi 24 gola në sezonin e ligës 2012/13.
● Ka shënuar më tepër në ndeshje radhazi të LaLiga në ndeshjet jashtë. Ai ka shënuar 24 gola gjatë 15 ndeshjeve në sezonin 2012/13.
● Eshtë golashënuesi më i mirë i LaLigas, që ka shënuar në pjesët e dyta. Ka realizuar 28 gola në pjesët e dyta të sezonit të ligës 2011/12
● Lojtari i vetëm që ka qenë edhe golashënuesi më i mirë dhe asistuesi më i mirë në të njëjtin sezon. Ai shënoi 50 gola dhe dha 15 asiste në sezonin e ligës 2011/12. Këtë record e ka përsëritur edhe gjatë LaLiga më 2017/18 (34 gola dhe 12 asistime) dhe në sezonin e ligës më 2019/29 (25 gola dhe 21 asistime).
● Eshtë golashënuesi absolut në një sezon. Ai shënoi 73 gola zyrtarë në 2011/12 (50 në ligë, 14 në Ligën e Kampioneve, 3 në Kupë e mbretit, 3 në Superkupën e Spanjës, 1 në Superkupën e Europës dhe 2 në Kupën e Botës për Klube) dhe 2 të tjerë në ndeshjet miqësore.
● Ka rekordin e golave të shënuar gjatë një sezoni lige. Ai ka realizuar në 27 ndeshje të ndryshme në LaLiga më 2012/13 (46 gola), duke barazuar Cristiano Ronaldon e Real Madridit, i cili gjithashtu ka shënuar në 27 ndeshje në sezonin 2011/12.
● I pari që shënoi në një raund të tërë në sezonin e ligës. Ai shënoi 30 gola në 19 ndeshje radhazi në fushatën 2012/13, nga dita numër 11 në 29
● Eshtë lojtari që ka realizuar më tepër tris, katër dhe pesë gola në ndeshje zyrtare. Deri më 22 mars 2021, ai ka realizuar 48 raste të tillë (41 me tris golash, 6 me katër gola dhe 1 ndeshje me pesë gola).
● Ai është lojtari që ka shënuar kundër të gjitha ekipeve në kampionatin 2012/13 të LaLiga, duke barazuar Cristiano Ronaldon e Real Madridit më 2011/12.


● Eshtë lojtari që ka shënuar kundër shumicës së ekipeve në LaLigas. Ai ka realizuar kundër 38 kundërshtarëve të ndryshëm në futbollin spanjoll, duke kaluar rekordin prej 35 kundërshtarësh, të mbajtur nga Raúl González dhe Aritz Aduriz.
● Eshtë lojtari që ka realizuar nga goditjet e lira në LaLiga. Ai ka shënuar nga 38 goditje të lira në LaLiga.
● Lojtari me më shumë fitore te Barcelona në ndeshjet zyrtare. Që nga 27 maj 2021, ai ka 542 fitore. Xavi është i dyti me 476 fitore.
● Eshtë lojtari që ka luajtur me më së shumti në ‘El Clásico’. Që nga 27 maj 2021, ai ka luajtur gjithsej 45 ndeshje kundër Real Madridit (29 në ligë, 8 në Kupën e Mbretit, 2 në Ligën e Kampioneve dhe 6 në Superkupën e Spanjës).
● Eshtë lojtari me më shumë gola në El Clásico. Që nga 27 maj 2021, ai i ka shënuar 26 gola Real Madridit (18 në LaLiga, 2 në Ligën e Kampioneve dhe 6 në Superkupën e Spanjës).
● Eshtë lojtari që ka luajtur më tepër ndeshje zyrtare për Barcelonën. Që nga 27 maj 2021, ai ka luajtur 778 takime që nga debutimi i tij zyrtar.
● Lojtari me më shumë ndeshje me kombëtaren argjentinase. Që nga 29 qershor ai ka luajtur 148 herë për Argjentinën, duke mposhtur rekordin e Javier Mascherano prej 147.
● Eshtë lojtari më i ri që ka shënuar 100 gola në ndeshjet zyrtare. Ai e arriti këtë shifër më 16 janar 2010, kur ishte 22 vjeç.
● Golashënuesi më i mirë në Kupët Europiane. Ai ka 120 gola, pothuajse 100 më shumë se të gjithë ndjekësit e tij kryesorë ‘blaugrana’.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…