“Bileta” e Romelu Lukakut nga Interi te Chelsea vlen… 115 milonë euro

Një nga transferimet më të bujshme dhe padyshim më të shtrenjta të kësaj vere ishte ai i Romelu Lukakut nga Interi te Chelsea për një shifër prej 115 milionë eurosh, me sulmuesin belg që bëri edhe prezantimin zyrtar te “blutë e Londrës”.


Një nga transferimet më të bujshme dhe padyshim më të shtrenjta të kësaj vere ishte ai i Romelu Lukakut nga Interi te Chelsea për një shifër prej 115 milionë eurosh, me sulmuesin belg që bëri edhe prezantimin zyrtar te “blutë e Londrës”.

I rritur te belgët e Anderlechtit, Lukaku mbërriti për herë të parë te Chelsea në verën e 2011-ës, por gjeti shumë pak hapësira dhe pas huazimesh te WBA e Everton, u shit plotësisht te këta të fundit në verën e 2014-ës.

Më pas karriera e Lukakut erdhi në rritje, pasi u transferua te Manchester United, ku fitoi Europa Leaguen e më vonë te Interi, ku ngriti lart trofeun e Serisë A, ndërsa tani rikthehet te Chelsea me një tjetër staturë e gati për të lënë gjurmë.

“Ka qenë një udhëtim i gjatë për mua. Erdha këtu kur isha ende një fëmijë që kishte shumë për të mësuar dhe tani rikthehem me shumë eksperiencë dhe shumë më i pjekur. Marrëdhënia që kam me këtë klub është shumë domethënëse për mua. E kam mbështetur Chelsean që fëmijë dhe është një ndjenjë e jashtëzakonshme që të rikthehem dhe të provoj të ndihmoj skuadrën të fitojë edhe më shumë tituj”, deklaroi Lukaku.

Sulmuesi belg kishte rilindur në Milano me fanellën e Interit dhe të paktë ishin ata që e kishin parashikuar një largim të tij këtë verë, megjithatë vetë Lukaku sqaron edhe arsyet që e shtynë t’i thotë po një rikthimi te Chelsea.

“Unë mendoj se kjo mundësi më erdhi në kohën e duhur dhe uroj që të fitojmë sa më shumë së bashku. Ambiciet e klubit përputhen plotësisht me ato të miat, pasi jam 28 vjeç dhe sapo kam fituar Serinë A. Që kur lashë Chelsea-n, kam kaluar shumë ulje-ngritje, por tani vij me shumë më tepër eksperiencë dhe mezi pres të ndihmoj skuadrën në fushën e lojës”, u shpreh belgu.

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…