Shorti i Champions League, përballje gjigantësh në grupe

UEFA ka hedhur edhe shortin për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Goglat kanë ofruar përballje spektakolare.


Në një mbrëmje gala në Stamboll, UEFA ka hedhur edhe shortin për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, teksa goglat kanë ofruar përballje spektakolare që në fillim.

Kështu, Manchester City është në të njëjtin grup me Paris Saint Germain dhe mund të shohim menjëherë një përballje Messi-Ronaldo, nëse anglezët arrijnë të blejnë yllin portugez.

Atletico e Madridit është në të njëjtin grup me anglezët e Liverpool, Interi ka gjetur sërish Realin e Madridit dhe Shakhtar Donetsk, ashtu si sezonin e kaluar, ndërsa Juventusin goglat e kanë vendosur bashkë me kampionët në fuqi të Chelsea.

Aspak me fat Milani, që rikthehet në Ligën e Kampionëve me një grup mjaft të vështirë, pasi do t’i duhet të përballet me klube si Atletico Madrid, Liverpool e Porto.

NDARJA E GRUPEVE:

GRUPI A:
Mançester Siti, PSG, Lajpcig, Klub Bryzh

GRUPI B
Atletiko Madrid, Liverpul, Porto, Milan

GRUPI C:
Sporting Lisbonë, Borusia Dortmund, Ajaks, Beshiktash

GRUPI D
Inter, Real Madrid, Shakhtar Donjetck, Sherif Tiraspol

GRUPI E
Bajern Mynih, Barcelona, Benfika, Dinamo Kiev

GRUPI F
Vijareal, Mançester Junajtid, Atalanta, Jang Bojs

GRUPI G
Lilë, Sevija, Salcburg, Volfsburg

GRUPI H
Çelsi, Juventus, Zenit, Malmo

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Silvinjo dhe Gjimshiti: Asgjë nuk është e pamundur ndaj Spanjës

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e së hënës ndaj Spanjës sfidën e tretë dhe të fundit të grupit B

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…