Zhoze Murinjo drejt Brazilit

Për trajnerin aktual të Romës është hapur një derë ndoshta më e rëndësishme


Zhoze Murinjo nuk ia doli që të bënte realitet ëndrrën e tij që të merrte drejtimin e përfaqësueses së Portugalisë, ashtu siç kishte shpresuar prej kohësh. Një ditë më parë kjo e fundit zgjodhi spanjollin Roberto Martinez si pasardhësin e Fernando Santos, duke lënë “Special One” përsëri jashtë planeve të saj.

Por për trajnerin aktual të Romës, është hapur një derë ndoshta më e rëndësishme. Mediat ndërkombëtare shkruajnë prej ditësh se ka kontakte mes menaxherit të tij, Zhorge Mendes dhe Federatës së Futbollit të Brazilit. Këto nuk janë më vetëm thashetheme dhe sot “Tuttosport” ka raportuar se janë shtuar bisedat mes palëve për të detajuar një akord të mundshëm.

Në Brazil prej kohësh kërkojnë një trajner me emër në arenën ndërkombëtare, të bindur se ai mund t’i kthejë përsëri në majë të futbollit botëror, pasi pavarësisht emrave të mëdhenj në përbërje, trajnerë të njohur brazilianë nuk ia kanë dalë të sigurojnë fitore në Kupën e Botës. Më parë kanë qarkulluar edhe emrat e Guardiolës, Ançelotit apo edhe Zidan, por me sa duket, Murinjo është ai që gjendet më afër stolit të “seleçaos”.

Lexo më shumë

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…