Serbi Dushan Vlahoviç dështon te Juventusi

Klubi bardhezi e vlerëson 110 milionë euro kartonin e sulmuesit. Arsenali në pritje


Eksperienca e Dushan Vlahoviç te Juventusi ka lënë shumë për të dëshiruar. I afruar si një “makineri golash” nga bardhezinjtë, lojtari serb është shfaqur rrallëherë si i tillë, ndonëse bëri një start premtues në janarin e kaluar.

Por për të kanë nisur të shfaqin interes skuadra të njohura ndaj edhe Juventusi po e mendon seriozisht shitjen e tij. Sipas të përditshmes italiane “La Repubblica”, Arsenali është emri kryesor që është gati të kthehet përsëri në kërkim të lojtarit i cili i tha “jo” vitin e kaluar pasi zgjodhi bardhezinjtë.

Por fakti që tashmë ”topçinjtë” janë në kryesimin e kampionatit anglez mund ta bëjë të ndryshojë mendje. Edhe Bajern Mynih e sheh me shumë interes lojtarin, pasi kërkon një zëvendësues të Levandovskit, me Kejn si prioritet e më pas serbin në vendin e dytë.

Juventusi nuk e cilëson më si të paprekshëm lojtarin dhe me ofertën e duhur, është gati ta lërë të largohet. Të njëjtat burime saktësojnë se klubi bardhezi vlerëson 110 milionë euro kartonin e futbollistit që bleu për 80 milionë euro nga Fiorentina në janarin e vitit të kaluar.

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Silvinjo dhe Gjimshiti: Asgjë nuk është e pamundur ndaj Spanjës

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e së hënës ndaj Spanjës sfidën e tretë dhe të fundit të grupit B

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…