Mikhailo Mudrik, te Çelsi deri në 2031!

22-vjeçari ukrainas kaloi vizitat mjekësore dhe kompletoi procedurën e kalimit nga Shakhtar Donjetck te blutë


Mikhailo Mudrik është një futbollist i Çelsit. Ajo që ishte paralajmëruar një natë më parë, sot është bërë zyrtare nga klubi londinez, pasi futbollisti 22-vjeçar ukrainas kaloi vizitat mjekësore dhe kompletoi procedurën e kalimit nga Shakhtar Donjetck te blutë.

Çelsi ka bërë çmenduri për të siguruar futbollistin pasi raportohet se hapi i parë ishte të binte dakord menjëherë me klubin ukrainas për të paguar 100 milionë euro për kartonin e tij. Më pas, për të bindur lojtarin, i ka dyfishuar ofertën që i ka bërë Arsenali, duke i propozuar një rrogë prej 100 mijë paund në javë, teksa “topçinjtë” i ofronin vetëm 50 mijë paund.

Kjo bëri më të thjeshtë mbylljen e shpejtë të negociatave dhe brenda ditës, Mudrik udhëtoi drejt Londrës, firmosi dhe u prezantua. Klubi bëri të ditur se ai ka firmosur një kontratë të rrallë, pasi ka nënshkruar për 8 vite e gjysmë, deri në qershorin e vitit 2031.

Më pasi, ai ishte i pranishëm sot në ”Stamford Bridge”, për të ndjekur ndeshjen e Çelsit ndaj Kristal Palas. Futbollisti u shfaq atje duke hapur një flamur ukrainas, një situatë e pazakontë duke llogaritur se në një nga tribunat është i hapur ende baneri i Roman Abramoviç, një prej mbështetësve të Vladimir Putin në ofensivën e tij në vendlindjen e Mudrik.

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Silvinjo dhe Gjimshiti: Asgjë nuk është e pamundur ndaj Spanjës

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e së hënës ndaj Spanjës sfidën e tretë dhe të fundit të grupit B

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…