Tirana, finaliste e moshës U-14. Fieri te U-15

Turneu i Përfaqësueseve Rajonale po organizohet nga FSHF për moshat U-13, U-14 dhe U-15


Turneu i Përfaqësueseve Rajonale që organizohet nga FSHF për moshat U-13, U-14 dhe U-15 ka zhvilluar ditën e sotme në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz dhe në Fier, ku janë luajtur ndeshjet e grup-moshës U-14 dhe U-15.

Në Kamëz janë luajtur ndeshjet e grupmoshës U-14, ku ekipi rajonal i Tiranës mposhti Lezhën në takimin e parë me rezultatin e pastër 2-0, duke kaluar kështu në fazën tjetër, ndërsa Durrësi mundi me shifrat e thella 4-0 Shkodrën. Në ndeshjen tjetër për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt, Shkodra mundi Lezhën me rezultatin 3-1, ndërsa në finalen e vogël mes Tiranës dhe Durrësit, ishin kryeqytetasit ata që buzëqeshën në fund, pas triumfit me penallti. Koha e rregullt e takimit final u mbyll me shifrat 2-2, teksa me penallti, Tirana fitoi me rezultatin 5-4.

Edhe ndeshjet e luajtura në stadiumin ‘Loni Papuçiu’ në Fier për grupmoshën U-15 ishin mjaft interesante. Fieri mundi Korçën me shifrat 3-0 duke kaluar në fazën tjetër, ndërsa Gjirokastra mposhti Elbasanin me rezultatin e ngushtë 3-2.

Në finalen e vogël të grupit të kësaj moshe, Fieri triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Gjirokastrës, duke kaluar në finalen e së premtes, ku do të përballet me Tiranën. Në ndeshjen tjetër, Elbasani siguroi vendin e tretë për këtë grupmoshë, pasi mundi Korçën me rezultatin 3-1.

 

U-14 dt.2010: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë

Dt.17.01.2023 (E martë)

Tirana 2–0 Lezha

Golat: Dybeli (6’), Mesiti (20’

  Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz

Durrës 4–0 Shkodër

Golat: Gjergji (4’, 10’), Rrena (24’, 30’)

                                                                       Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz                                                                                          

  • Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Fituesit e çifteve 1 dhe 2

Tirana 2–2 Durrës (5-4 me penallti)

Golat: Dybeli (6’), Mesiti (20’)/ Dybeli (6’), Mesiti (20’)

                    Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz   

 

Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Shkodër 3–1 Lezhë

Golat: Gucija (17’), Vajushi (22’, 27)/ Palucaj (52’)

               Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz   

U-15 dt.2009: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër

Dt.17.01.2023 (E martë)

Fieri 3–0 Korça

Golat: Hitaj (14’, 29’), Lushaku (20’)

                                                                                      Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier                                                                                                         

Elbasani 2–3 Gjirokastër

Golat: Bazazi (15’), Korra (35’)/ Qurku (10’), Rajdho (20’), Rabaj (50’)

                                                                                 Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier                                                                                                         

  • Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Fituesit e çifteve 1 dhe 2

Fieri 3–0 Gjirokastër

Golat: Hajdini (14’), Mali (28’), Mahmutaj (45‘)

                 Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier       

Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Korça 1–3 Elbasani

Golat: Ibi (15’)/ Ruci (10’), Kazazi (25‘), Korra (40’)

                 Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier

Lexo më shumë

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Silvinjo dhe Gjimshiti: Asgjë nuk është e pamundur ndaj Spanjës

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e së hënës ndaj Spanjës sfidën e tretë dhe të fundit të grupit B

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…