Barcelona gjen “Messin e ri” në Argjentinë

Lucas Roman do të nënshkruajë deri më 30 qershor 2026 me një klauzolë lirimi prej 400 milionë eurosh


Një marrëveshje në perspektivë e përcaktuar nga Barcelona. Blaugranët kanë kompletuar nënshkrimin e sulmuesit 18-vjeçar Lucas Roman nga Ferro Carril Oeste. Katalanasit konfirmuan suksesin e operacionit përmes një deklarate që u shfaq në faqen e tyre zyrtare:

“Barcelona dhe klubi Ferro Carril Oeste kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit argjentinas, i cili do të nënshkruajë deri më 30 qershor 2026 me një klauzolë lirimi prej 400 milionë eurosh”.

Futbollisti kushtoi 1.2 milionë euro, plus 15% për rishitjen e ardhshme. Ai ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me futjen e një klauzole monstruoze lirimi prej 400 milionë eurosh. I linduri më 2004, me nofkën ‘El Pocho’, fillimisht do të grumbullohet në ekipin ‘B’, të drejtuar nga Rafa Marquez.

Për kanalet zyrtare Blaugrana, talenti i ri i Albiceleste dha deklaratat e para pas nënshkrimit: “Jam shumë i emocionuar dhe do të jap gjithçka. Ndihem i privilegjuar që jam këtu”. Natyrisht, mëngjarashi Roman pëlqen të lëvizë në të gjithë frontin sulmues dhe, mbi të gjitha, po përgatitet të bëhet xhevahiri i ri i ngjyrave Blaugrana.

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…