Kasano: Murinjo është dinak, s’ka qenë kurrë trajner i madh!

Ish-sulmuesi i Romës, Interit dhe Milanit, Antonio Kasano, ka sulmuar trajnerin Zhoze Murinjo në “Bobo TV”


Ish-sulmuesi i Romës, Interit dhe Milanit, Antonio Kasano, ka sulmuar trajnerin Zhoze Murinjo në “Bobo TV”. Ai foli për rastin e Zaniolos dhe eliminimin nga e Romës nga Kupa.

“Murinjo nuk ka qenë kurrë një trajner i madh, ka qenë gjithmonë një komunikues i madh. Një nga të parët që diti të komunikonte.

Është mirë të jesh i zgjuar me shtypin, të menaxhosh mirë lojtarët e fortë, jo me ata të dobët. Sepse është e lehtë të jesh shok me lojtarët e fortë. Në Romë po kalon katastrofa pas katastrofash, ka shpenzuar para për të marrë lojtarë. Matic dhe Rui Patricio i ka afruar ai, jo unë. Shumë herë ishte dinak. Ditën tjetër na bënte për të vjellë.

Nuk di të trajnojë. Roma duhej të fitonte edhe me ekipin e dytë (rezervat) ndaj Kremonezes. Ai bëri një katastrofë me Karsdorp, e ofendoi para të gjithëve.

Tani thotë se po e kthen, kush e di pse. Tashmë e ka bërë këtë katrahurë. Njësoj me Zaniolo. Nuk duhet të na tregojë se Kremonese e meritoi kualifikimin, por të thotë arsyet pse nuk e ka lejuar skuadrën e tij të luajë futboll prej një viti e gjysmë”, u shpreh Kasano.

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Silvinjo dhe Gjimshiti: Asgjë nuk është e pamundur ndaj Spanjës

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e së hënës ndaj Spanjës sfidën e tretë dhe të fundit të grupit B

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…