Kostandin Kapo: Brixhi në Shqipëri, nga sporti mondan në kohën e Zogut, te luajtja fshehurazi në kohën e komunizmit

Gjurmet e para te Brixhit ne vendin tone i gjejme aty rreth viteve 30-te ku edhe aristokracia e kohes ne vendin tone nuk mbetej prapa aristokracise europiane. Aktualisht ne bote ka rreth 40 milion lojtare brixhi.


Nga Kostandin Kapo,
Presidenti i Federatë Shqiptare e Lojës Brixh

Brixhi, ky sport i bukur i mendjes ka origjine shume te lashte. Paraardhesi i tij zyrtar eshte loja Triupmh, shume e perhapur dhe e preferuar ne oborret mbreterore ne shekullin XV – XVI. Forma e tij moderne u krijua nga shekullit XIIX ne qarqet aristokratike te kohes ku luhej me emrin WHIST ( nje loje shume e ngjashme me lojen 5 – Katesh qe eshte shume e perhapur ne vendin tone). Vetem ne fillim te shekullit XX kjo loje u kompletua me rregullore teper precize, gje qe pruri kthimin e kesaj loje ne nje sport te mirefillte te mendjes dhe ku morri emrin definitiv BRIDGE.

Keshtu ne fillim e viteve 30-te krijohen federatat e para sportive ne shtetet e zhvilluara te kohes si USA, Franca, Anglia, Hollanda, Gjermania, Norvegjia, Italia, Austria, Belgjika etj Ne vitin 1932 krijohet EBL ( Europian Bridge League) dhe ne vitin 1958 krijohet WBF ( World Bridge Federation ) e nga ky vit zhvillohen kampionate te rregullta europiane , boterore dhe olimpiada te sportit te Brixhit me pjesemarrjen aktuale te 140 shteteve nga e gjithe bota. Aktualisht ne bote ka rreth 40 milion lojtare brixhi.

Figura te spikatura te historise boterore qe kane qene lojtare cilesore brixhi jane Gandhi, Deng Xiaoping, winston Churchill, DWight Eisenhoëer.

Gjurmet e para te Brixhit ne vendin tone i gjejme aty rreth viteve 30-te ku edhe aristokracia e kohes ne vendin tone nuk mbetej prapa aristokracise europiane.Na rezulton qe nje nga pionieret e para te brixhit ne Shqiperi eshte pikerisht mbreteresha Giraldine Por me ardhjen e regjimit kjo loje u konsiderua si sport borgjez  dhe u ndalua nga regjimi. Deri nga fundi i viteve 70-te, brixhi eshte luajtur fshehurazi ne qarqe te ngushta intelektualesh( ku mund te permendim pionieret e brixhit modern : Prof. Petrit Radovicka, Josif Pashko, Rrahman Hanku , Emin Mysliu etj), , ndersa ne fillimin e viteve 80 –te kjo loje eshte luajtur ne menyre masive ne zboret ushtarake pasuniversitare.

Me ardhjen e demokracise ne vitet 90-te shumica e praktikuesve te ketij sporti emigruan dhe vetem ne fillimet e viteve 2000 me iniciativen e nje grupi intelektualesh u be e mundur themlimi i  Shoqates se pare sportive te ketij sporti ne vitin 2003 ne Tirane. Pikerisht mbi kete kontingjent njerezor jane bazuar edhe shoqatat e klubet  sportive te brixhit , ne ushtrimin e aktivitetit te tyre. Ish brezat studentore dhe veteranet e  asaj kohe qene  sportistet e pare  qe morren pjese ne aktivitetet e para sportive te shoqatave te brixhit. Ne Qershor 2004 brixhi shqiptar antaresohet ne EBL ( Federata Europiane e Brixhit) dhe njekohesisht ne ËBF ( Federata Boterore e Brixhit), me 2006 antaresohet ne KOKSH ( Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar ) dhe ne Gusht 2008 njihet nga Ministria e Turizmit Kultures Rinise e Sporteve si Federate e mirefillte Sportive.

Rreth federates shqiptare te brixhit


Pas krijimit te shoqates se pare ,Shoqata Shqiptare e Lojes Brixh ne vitin 2003, ne vitet ne vijim ne rrethet me te medha te vendit u themeluan edhe shume Shoqata te tjera te Lojes brixh, bashkimi I te cilave ne vitin 2008, mundesoi krijimin e Federates Shqiptare te Brixhit ne te cilen jane te federuar rreth 200 lojtare:  20% femra, 30% junior dhe 5% senior. .

Fakt me shume rendesi eshte se prane kesaj Federate eshte hapur shkolla e brixhit, ku cdo muaj dalin  sportiste te rinj e ku seleksionohen, sterviten e testohen lojtaret e perfaqesueseve tona zinxhire.

Aktivitetet zyrtare te zhvilluara nga Federata e  shoqatat sportive te brixhit fillojne ne vitin 2005 e deri me tash ku, jane zhvilluar  rregullisht kampionatet kombetare dhe kupat e Republikes ne disiplinat individuale, me cifte dhe me skuadra e ku jane shperndare ne menyre ceremoniale ne pranine edhe te drejtuesve te MTKRS e KOKSH-it e masmediave te ndryshme kupa e medalje te ndryshme. Vlen te permendim se jane zhvilluar edhe kompeticione me kupat perkatese ne emer te figurave te spikatura te ketij sporti sic jane Kupa Gramoz Pashko ( i ndjeri ish nje anetar aktiv i Federates sone ) , Kupa Petrit Radovicka ( i ndjeri ka qene pionieri i brixhit modern ne Shqiperi ) Kupa Emin Mysliu ( veteran me kontribut te shquar ne brixhin shqipetar).

Por ne te gjitha klubet ku luhet sporti i brixhit, gjate gjithe vitit luhet rregullisht dy here ne jave dhe rezultatet regjistrohen ne menyre kompiuterike , ku cdo lojtar eshte i klasifikuar me masterpoints e pike federative per cdo loje te kryer, ne baze te te cilave kategorizohet cdo fund viti.

Aktualisht lojtaret me cilesore te federates se Brixhit ( qe normalisht sterviten mesatarisht 3-4 ore cdo dite) ne baze te pikavarazhit te grumbulluar neper aktivitete kombetare e nderkombetare kane arritur edhe nivelet prestigjoze te kategorizimit. Keshtu mund te rendisim lojtaret:

  • Kostandin Kapo : Mjeshter I Madh dhe Mjeshter Nderkombetar
  • Vjollca Xhuli : Life Master
  • Artan Xhori : Mjeshter I Merituar dhe Mjeshter Nderkombetar
  • Gezim Sheqi : Mjeshter I Merituar
  • Armand Xhuli : Mjeshter
  • Shpetim Shehu : Mjeshter
  • Genc Radovicka : Mjeshter

Ne gjirin e Federates se Brixhit ka edhe shume lojtare te kategorise Junior te talentuar e me rezultate teper te kenaqeshme ne aktivitetet kombetare e nderkombetare. Nder ta mund te permendim: Mirjan Nico, Klemend Agolli, Ridi Qirici Anisa Meta e Marin Aranitasi. Gjithashtu nuk mungojne edhe lojtaret femra te talentuara ku dallohen : Vjollca Xhuli, Emira Galanxhi dhe Eljana Pilika . Lojtare cilesore kemi edhe ne kategorine Senior ku vecojme Shpetim Shehun, Riko Piliken dhe Emin Mysliun.

Persa i perket aktiviteteve nderkombetare mund te themi me bindje se aktualisht Shqiperia eshte nje nga aktoret me aktive te kompeticioneve sportive boterore , europiane e ballkanike.

Keshtu mund te permendim pjesemarrjen e kampionit te vitit  K.Kapo ne turneun nderkombetar te Torinos ne Shkurt 2005 me pjesemarrjen e 38 shteteve e 106 lojtareve ,ku u rendit i 16-ti, pjesemarrjen e ciftit kampion te republikes V.Xhuli – K:Kapo ne Turneun nderkombetar te Milanos ne Dhjetor 2006 ku renditen te 17 nder 53 cifte.

 

Turneun nderkombetar te Romes ne Shkurt 2007 me pjesemarrjen e 24 shteteve dhe 57 cifteve, ku K.Kapo u rendit i treti dhe cifti E.Galanxhi – A. Xhori u renditen te dhjetet. Me pas 2007 ka qene nje vit shume intensiv per perfaqesuesen tone . Keshtu ne Dobrich te Bullgarise ne Prill me pjesaemarrjen e 53 cifteve perfaqesuese te 16 shteteve cifti Sh.Shehu – Q.Theodhori u renditen te 11-tet dhe cifti V.Xhuli – K.Kapo te 15-tet. Me tej vjen pjesemarrja  e perfaqesueses sone ne Kampionatin Europian te klubeve ne Qershor ne Antalya te Turqise ku ne kategorine e cifteve miks cifti V.Xhuli – K.Kapo zune vendin 93 nder 196 cifte nga e gjithe bota dhe cifti tjeter A.Xhuli – A. Xhori ne kategorine open zune vendin e 101 nder 216 pjesemarres. Me tej shume pozitive ishte pjesemarrja e ciftit K.Kapo – Q.Theodhori ne Festivalin Nderkombetar te Kroacise ne Shtator ku zune vendin e 81 nder 283 cifte profesionistesh nga e gjithe bota , me tej pjesemarrja e skuadres sone perfaqesuese ne Kampionatin II Ballkanik te Lojes Bridge ne Stara Zagora te Bullgarise ne muajin Tetor.Takimet tona ne kete Kampionat u transmetuan via internet ne te gjithe boten.

Me tej ekipi yne perfaqesues ne datat 7-9 Nentor 2007 morri pjese ne Monte Carlo ne Kampionatin Europian te Federatave te Vogla ku merrnin pjese 25 shtete e arriti deri ne cerekfinale. Ne vitin 2008 ( kur kemi marre edhe statusin e Federates )kemi nje aktivitet kulmor te ketij Sporti , pjesemarrja e ekipeve te te gjitha kategorive ne Kamionatin Boteror te Sporteve te Mendjes te zhvilluar ne Pekin nga datat 3-18 Tetor, ku ekipi yne u perfaqesua me 19 sportiste. Rezultatet ne rritje te ekipit tone perfaqesues ne kete kompeticion arriten majen kulmore duke mundur kampionen absolute te botes Italine per te rritur ( qe u rishpall po kampione bote vetem me nje humbje ndaj ekipit tone) me rezultat bindes dhe duke u renditur ne nje vend prestigjoz si ekip deputues diletant ne kete kompeticion superprofesionistesh.

Vlen te permendim pjesemarrjen e ekipit tone perfaqesues ne Kampionatin Europian te Federatave te vogla ne Ptuj Slloveni 2010 ku zume vendin e 12 dhe pjesemarrjen ne Kampionatin Boteror te Philadelpias USA ku ciftet Kapo – Xhuli ne mix pairs ( te 196 nga 420 cifte)dhe Kapo – Xhori ne open pairs ( te 167 nga 453 cifte) u renditen ne vende prestigjoze duke lene pas me qindra cifte profesionistesh nga e gjithe bota.Turneu nderkombetar I Budapestit 2012 ku K.Kapo u rendit i 4 –ti  nder 106 pjesemarres nga 40 shtete .

Gjithashtu vlen te permenden perfaqesimet dinjitoze te Mjeshtrave tane ne Turne te ndryshem nderkombetare si ai I Londres 2016 ku Mjeshtri Xhori zuri vendin e pare ,ne 2017 Mjeshtrat tane Xhori – Fani zune vendin e 36 nga 112 cifte ne turneun e Athines , gjithashtu Mjeshtri Xhori ne Turneun e Tokios 2018 zuri vendin e dyte po mjeshtri Xhori ne Turneun nderkombetar te Korfuzit 2018 u rendit i 58 nga 249 cifte

Nenvizojme se pjesemarrja e lojtareve tane te brixhit ne te gjitha keto kompeticione nderkombetare ka nje vecanti sa entuziaste aq te hidhur: Ekipet shqiptare te brixhit historikisht  kane qene te vetefinancuara. Ndihma e shtetit ndaj ketij sporti eshte pothuajse zero.

Si rrjedhoje e pjesemarrjes teper aktive te Shqiperise ne arenen nderkombetare, ne Asamblene e Pergjithshme te  Jashtezakonshme te Federates Europiane te Bridge me 2007 ne Turqi ‘Z. Kapo kandidoi dhe u zgjodh anetar i Komitetit Ekzekutiv te kesaj Federate Europiane ( rast unikal ky ne historine e sportit shqiptar). Pra mund te themi me bindje se  brixhi perfaqeson me denjitet divizen dhe flamurin tone kombetar edhe ne keto institucione prestigjoze nderkombetare.


Brixhi dhe teknologjia

Pa zhvillimin e teknologjise do te ishte e pamundur realizimi I kompeticioneve moderne te brixhit. Meqenese brixhi zyrtar realizohet me turnera masive, gjithcka pregatitet nga kompiuterat e specializuar, te cilet realizojne shperndarjen e kartave njesoj per te gjithe, hedhjen e pikeve dhe kalkulimin e rezultatit perfundimtar.

Krahas kompeticioneve boterore te lojtareve te brixhit kryhen edhe kampionatet boterore te softëarve te brixhit. Por brixhi është një lojë shumë e vështirë për kompjuterat. Ndoshta nuk e dini, por kampion absolut i botës  ne shah Garry Kasparov  u mund nga  kompjuteri “deeper blue”, ndersa ne brixh nuk ekziston ende një softëare në gjendje të mundë dy lojtarë të mirë.
Arsyeja është se brixhi përmbledh nje numer te pafunde  variacionesh , përveç kesaj kerkon nivel te larte imagjinate, vendosmërie e modele mendimi  njerezore  që aktualisht nuk ka kompjuter qe mund ti luajë.

Brixhi dhe shoqeria

E pra sic e sqaruam me lart, brixhi eshte nje lloje rregullash dhe te edukon thellesisht ne respektimin e tyre. Por a ka shoqeri me tipike ne bote sesa ajo shqipetare qe ka nevoje per respektim te rregullave? Kjo duket ndjeshem qe ne trafikun rrugor, ne zhurmen e lokaleve, ne rradhat neper vende sherbimesh, ne mjetet urbane te sherbimit publik e deri tek rrumpalla ne parlament.

Brixhi dhe turizmi


Sot vihet re se nga ana e qeverise po I kushtohet nje vemendje e vecante zhvillimit te turizmit. Kjo eshte shume positive, por po te kemi nje vizion me te thelle per turizmin ne bote konstatojme se ai nuk eshte vetem deti, dielli, rera, liqeni, lumi, mali apo keshtjellat dhe muzete. Ka shume turista qe levizin ne menyre te programuar neper bote ne funksion te hobeve te tyre. E pra sot ne bote eshte shume I perhapur turizmi brixhistik I cili ka dhe nje aspekt pozitiv se kryhet gjithmone jashte sezoneve klasike verore. Sot vendi yne ofron te gjitha mundesite per ta thithur kete lloj turizmi teper cilesor. Me pak mbeshtetje nga Ministria e Turizmit, Federate e Brixhit nepermjet organizimit te turneve nderkombetare, mund te siguroje sasira qe shkojne nga 10.000 – 20.000 turista ne vit, jashte sezonit te veres, nga e gjithe bota, e  nga persona qe kane nje ze te rendesishem ne reklamimin e vendit tone (ne te gjithe boten lojtaret e brixhit jane persona o me pune o me biznese te rendesishme), por mbi te gjitha jane teper te apasionuar me kete sport dhe shkojne kudo ku ka organizime interesante e me kosto interesante. Federata e Brixhit eshte gjithmone e gatshme. Mbetet bindja dhe vullneti I Institucioneve.

Brixhi dhe politika

Dihet qe precedenca e politikes se cdo krahu ne keto 28 vjet ka qene aderimi I Shqiperise ne familjen europiane. Ne kete kontekst cdo segment I qeverise , politikes e shoqerise ka funksionuar ne arritjen e ketij objektivi. Por rolin kyc ne kete impreze e ka politika e jashtme, pra permiresimi I imazhit te Shqiperise ne arenen nderkombetare. Duke u nisur nga nje shprehje e urte qe thot se ambasadoret me te mire te nje shteti jane sportistet dhe artistet , edhe bota e sportit mund te luaj nje rol teper aktiv ne arritjen e ketij objektivi. Por kete aspekt te sportit bejme gabim ta shohim tek vetvetja nga kendveshtrimi I vetvetes. Kjo duhet pare nga kendveshtrimi se si na shohin ne te tjeret (te cilet kane ne dore edhe pranimin e vendit tone ne Europe). Nga ky kend veshtrim me keqardhje konstatojme se vendi yne I ofron botes vetem sporte te renda e agresive ( qe sipas mendimit tim bejne efekt te kundert ne lidhje me imazhin ) qe bota moderne ka kohe qe nuk I praktikon me seriozitet. Ka ardhur koha ti tregojme botes qe jemi nje popull I kulturuar duke e treguar kete edhe me rezultatet ne sportet qe ata I konsiderojne elitare dhe aristokratiko – intelektuale. Kam informacion se shumica e europarlamentareve dhe politikaneve te rendesishem ne bote me shume ndjekin kampionatet nderkombetare te brixhit e golfit sesa ato te futbollit (per te mos arritur deri tek ngritja e peshave dhe mundja). Informoj se Presidenti i Federates Boterore te Bridge eshte europarlamentar.

E pra eshte pikerisht momenti qe ketyre sporteve ti kushtohet nje vemendje me serioze nga ana e gjithe shoqerise ne pergjithesi dhe shtetit ne vecanti. Benefici do jete per gjithe shoqerine.

Ne mbyllje po citoj ate qe eshte edhe logoja morale e levizjes boterore te brixhit.
“Civilizimet ndryshojne – mençuria nuk ka kufi.”

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…