Major League Soccer (MLS) në një natë magjike. Prezantohet Leo Messi

David Beckham: ”Leo, ne jemi shumë krenarë që ju keni zgjedhur klubin tonë për fazën tjetër në karrierën tuaj”.


David Beckham: ”Leo, ne jemi shumë krenarë që ju keni zgjedhur klubin tonë për fazën tjetër në karrierën tuaj”.

Leo Messi:” Unë kam të njëjtën dëshirë, të fitoj”.

Kampioni i Botës pritet të jetë në fushë me datën 21 korrik,

Eshtë një ëndërr për këdo që të ketë lojtarin më të mirë në botë në ekipin e tyre. Tifozët e Inter Miami tashmë janë duke ëndërruar. Koha e keqe që pushtoi Miami nuk pengoi rreth 18 mijë tifoze të mbushin shkallët e stadiumit në këtë event të veçantë. Në një fjalim të shkurtër në spanjisht, Leo Messi, falënderoi mbështetësit dhe tha se, “Unë kam të njëjtën dëshirë që kam pasur gjithmonë të garoj, të fitoj, dhe të ndihmoj klubin të vazhdojë të rritet”. Sulmuesi argjentinas fitues i Kupës së Botës ju bashkua klubit të Inter Miami në Major League Soccer (MLS) me një marrëveshje 2 vjecare dhe do të luaje deri në fund të vitit 2025. Messi do të ketë shok skuadre edhe mesfushorin mbrojtës Sergio Busquets – me të cilin ka luajtur tek Barcelona . Mesohet se Sergio Busquets, ka nënshkruar për Miami deri në vitin 2025. Busquets, gjithashtu, u zbulua zyrtarisht gjatë ceremonies të dielës mbrëma. Messi hyri në fushë dhe u prezantua si “numri 10 i Amerikës, dhe numri 10 më i mirë në botë”. “Jam shumë i lumtur që kam zgjedhur të vij të luaj në këtë qytet me familjen time, të zgjedh këtë projekt dhe nuk kam dyshim se do ta shijojmë shumë.Do të kalojmë mirë dhe gjëra shumë të mira do të ndodhin”. Ngjarja me e madhe ne MLS, u komentua edhe nga Don Garber, komisioneri i Major League Soccer, i cili tha se “dikush me statusin e Messit që zgjidhte të luante në MLS eshte një “moment transformues” dhe kjo do t’i tregoje botës se Amerika është një komb qe e do futbollin”.
Garber shtoi: “Kanë kaluar kaq shumë vite për të zhvilluar këtë ligë dhe tashme kemi nje lojtar me fame në skenën globale, dhe kjo është një natë shumë e rëndësishme për ne.”

Stadiumi DRV PNK në Fort Lauderdale është stadiumi i përkohshëm i Inter Miami dhe ka një kapacitet prej 18,000, duke e bërë atë më të voglin në MLS së bashku me Parkun PayPal të San Jose Earthquakes në Kaliforni. Messi u largua nga kampioni francez Paris St-Germain në fund të sezonit 2022-23, pasi shënoi 32 gola në 75 ndeshje gjatë një periudhe dyvjeçare. Ai hodhi poshtë ofertat fitimprurëse nga vendet e tjera për të luajtur në SHBA – dhe kjo është hera e parë që ai do të luajë për një klub joevropian.

Bashkëpronari i Inter Miami, David Beckham përshëndeti nënshkrimin e Messit si një “ëndërr të realizuar”. “Leo, ne jemi shumë krenarë që ju keni zgjedhur klubin tonë për fazën tjetër në karrierën tuaj”, tha ai. Pronari kryesor i Inter Miamit, miliarderi amerikan Jorge Mas, e quajti Messin “lojtarin më të mirë që ka veshur këpucë”. Messi pritet të jetë i disponueshëm për të luajtur për Miami kundër skuadrës së LIGA MX, Cruz Azul më 21 korrik në ndeshjen e tyre hapëse të Kupës së Ligës. Ai ribashkohet me ish-trajnerin e tij të Barçës dhe Argjentinës, Gerardo Martino, pasi 60-vjeçari u emërua menaxher në qershor pas shkarkimit të Phil Neville Ardhja e Messit në SHBA është pritur me një pritje të ethshme nga tifozët e Inter Miamit, të cilët kanë filluar të luajnë në Konferencën Lindore të MLS-së vetëm në vitin 2020. Në qershor, raportet thanë se Messi iu ofrua një marrëveshje nga klubi i Arabisë Saudite Al-Hilal me vlerë 1.5 miliardë dollarë për tre vjet, por ai vendosi te luaje ne USA.

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…