Partizani likuidon Valmeirën dhe shkruan historinë

Partizanin mbërrin në Play-Off të Conference League. Do të përballet me skuadrën nga Kazakstani, Astana.


Partizani mbërrin deri në fazën Play-Off të Conference League teksa mposhtën në Elbasan Arena me shifrat 1-0 Valmierën. Pas triumfit në transfertën letoneze me shifrat 1-2, të besuarit e trajnerit Zoran Zekic u konfirmuan superior ndaj rivalëve. Kampionët e Shqipërisë arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 21-të, Tedi Cara realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ishte Arinaldo Rrapaj ai që fitoi faullin pas një kontakti në zonë dhe sulmuesi Cara konfirmoi formën në këtë fillim të sezonit. Në vijim, Partizani provoi sërish me Carën, Gjelbrim Taipin dhe Grezdën, por rezultati nuk ndryshoi dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Në fraksionin e dytë, miqtë u shfaqën më kërkues megjithatë portieri Qirko ia doli të ndalte ofensivën e letonezëve ndërsa në një rast Partizani pati edhe fatin me vete pasi miqtë u ndalën nga tranversa. Nga ana tjetër, të kuqtë e menaxhaun mirë avantazhin dhe ia dolën të ruanin epërsinë deri në fund me ndeshjen që u mbyll në shifrat 1-0, me Partizanin që mbërrin në Play-Off të Conference League, aty ku do të përballet me skuadrën nga Kazakstani, Astana.

Partizani-Valmiera 1-0

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…