Abissnet Superiore, Skënderbeu dhe Vllaznia e nisin me fitore

Në Rrogozhinë nisi sezoni i ri i kampionatit shqiptar, me Skënderbeun që mundi Egnatian me rezultatin minimal 0-1


Në Rrogozhinë nisi sezoni i ri i kampionatit shqiptar, me Skënderbeun që mundi Egnatian me rezultatin minimal 0-1. Një gol i shënuan në pjesën e dytë nga Yuri i mjaftoi korçarëve që të marrin maksimumin në ndeshjen e parë pas rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.

Në fundin e pjesës së parë, Janku dhe Zejnullai rrezikuan dy herë në pak minuta por nuk pati rezultat. Në fillimin e fraksionit të dytë Fernando goditi shtyllën, duke mos arritur të shënonte.

Goli i parë i këtij edicioni u realizua nga një brazilian, me Yuri Merlim i cili i aktivizuar nga stoli arriti ta dërgonte topin në rrjetë, pak pa u mbushur një orë lojë. Në vijim Egnatia tentoi në disa raste, por nuk ia doli që të shënonte, ndonëse në minutën e fundit të ndeshjes goditi shtyllën me anë të Iskandarlit.

Në fund, 3 pikë për Skënderbeun që e nis me këmbën e mbarë këtë sezon të ri futbollist, ndërsa Egnatia e konsideruar pretendente merr një goditje që në start.

Vllaznia e nisi me këmbën e mbarë sezonin e ri të kampionatit shqiptar. Në “Loro Boriçi” shkodranët triumfuan me rezultatin 3-1 ndaj Kukësit, duke marrë 3 pikët e para këtë edicion.

Serinë e golave e hapi Stojanovic që kaloi në avantazh Vllazninë pas 17 minutave lojë. Epërsia zgjati vetëm 7 minuta pasi La Torre barazoi shifrat. 5 minuta më vonë Vllaznia fiton një penallti, të cilin Bekim Balaj e shndërron në gol, duke kaluar sërish në avantazh vendasit.

Me këto shifra u mbyll pjesa e parë e takimit. Menjëherë sapo nisë fraksioni i dytë i ndeshjes, Laurit Boshnjaku shënoi golin e 3-të për Vllazninë, duke vrarë praktikisht ndeshjen me avantazhin e dyfishtë.

Pavarësisht reagimit të skuadrës verilindore, nuk pati më ndryshime të rezultatit me Vllazninë që merr 3 pikë dhe kap Skënderbeun në krye të klasifikimit.

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Silvinjo dhe Gjimshiti: Asgjë nuk është e pamundur ndaj Spanjës

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e së hënës ndaj Spanjës sfidën e tretë dhe të fundit të grupit B

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…