Derbi i kryeqytetit pa fitues, Tirana mbetet -7 pikë nga Partizani

Nuk ka fitues në derbin numër 172 të kryeqytetit. Tirana dhe Partizani ndanë pikët


Nuk ka fitues në derbin numër 172 të kryeqytetit. Tirana dhe Partizani ndanë pikët në përballjen më të rëndësishme të javës së 15-të, që e ruan në shtatë pikë diferencën mes skuadrave, me të kuqtë në vendin e dytë dhe bardheblutë në të katërtin.

Përfundoi 1-1 kjo ndeshje e zhvilluar në “Air Albania”, e cila dhuroi emocione, por jo një fitues.

E zhbllokoi ndeshjen Florent Hasanin, me një goditje spektakolare brenda zonës në minutën e 28-të, gol që konfirmoi në njëfarë mënyrë dominimin e bardhebluve në fraksionin e parë.

Latifi fal golin e dytë në të 48-tën me portën thuajse të boshatisur pas një asisti të Najdovskit.

Përplasje në fushë mes Dokës dhe Rrapajt pas një ndërhyrje të ashpër të mesfushorit të Partizanit. Gjyqtari u tregoi të dyve kartonin e verdhë.

10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Keko, i sapofutur në lojë, barazoi rezultatit “I harruar” i vetëm në zonë nga mbrojtja bardheblu.

Nuk pati më ndryshim rezultati në minutat mbetura dhe në shtesë, me tifozët bardheblu të zhgënjyer që nuk e fituan dot këtë derbi të cilin menduan se e kishin në dorë, ndërsa për tifozët e kuq kishte më shumë shijen e fitores për mënyrën se si shkoi ndeshje dhe për faktin që e mbajtën rivalin e përjetshëm shtatë pikë pas në renditje.

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Silvinjo dhe Gjimshiti: Asgjë nuk është e pamundur ndaj Spanjës

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e së hënës ndaj Spanjës sfidën e tretë dhe të fundit të grupit B

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…