Duka në homazhet në nderim të legjendës gjermane, Franc Bekenbauer

Gjermania ka nderuar sot legjendën e futbollit Franc Bekenbauer, i ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare


Gjermania ka nderuar sot legjendën e futbollit Franc Bekenbauer, i ndarë nga jeta pak ditë më parë në moshën 78-vjeçare, me një ceremoni madhështore të zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut.

Në homazhet e organizuara nga klubi i Bajernit dhe familja Bekenbauer, ishte i ftuar edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njëkohësisht edhe Zv.President i UEFA-s, ndërkohë që morën pjesë personalitete më të larta të shtetit gjerman, futbollit europian si edhe mbi 50 mijë tifozë.

“Me ftesë të Bajern Mynih, mora pjesë në homazhet e organizuara në stadiumin “Allianz Arena” në nderim të Franc Bekenbauer, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 78-vjeçare. U shpreha ngushëllimet e mia më të ndjera familjarëve të Bekenbauer, drejtuesve të klubit të Bajernit dhe Federatës Gjermane të Futbollit për këtë humbje të madhe”, – shkroi Presidenti Duka në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar se “Der Kaiser” do të kujtohet gjithmonë si një futbollist i jashtëzakonshëm e trajner i suksesshëm, që fitoi gjithçka në karrierë, drejtues i suksesshëm dhe një personalitet, i cili ka pasur një ndikim shumë të madh në zhvillimin e futbollit gjerman dhe atij botëror.

Një legjendë e vërtetë dhe një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave të futbollit, që në ka lënë një trashëgimi të pasur.

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Silvinjo dhe Gjimshiti: Asgjë nuk është e pamundur ndaj Spanjës

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e së hënës ndaj Spanjës sfidën e tretë dhe të fundit të grupit B

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…