Kampionati Europian U-17 për vajza, Shqipëria sfidon Izraelin dhe Irlandën

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë ndeshjet e grupit B6 të vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve


Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë ndeshjet e grupit B6 të vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 për vajza.

Në këtë grup bëjnë pjesë Shqipëria U-17, së bashku me Irlandën U-17 dhe Izraelin U-17.

Skuadrat do të akomodohen dhe do të stërviten në vendin tonë përgjatë periudhës së përcaktuar nga UEFA.

Ndeshjet do të luhen në stadiumin “Air Albania” në datat 20, 23 dhe 26 shkurt.

Takimi i parë i grupit B6 do të jetë mes Shqipërisë dhe Irlandës.

Ndeshja do të luhet në datën 20 shkurt në “Air Albania” prej orës 14:00. Sfida e dytë e grupit B6 do të zhvillohet më datë 23 shkurt, mes Irlandës dhe Izraelit po në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 11:30.

Ndeshja e fundit e grupit B6 do të luhet më datë 26 shkurt mes Izraelit dhe Shqipërisë në “Air Albania” prej orës 14:00. Shqipëria U-17 që drejtohet nga trajneri Agustin Kola është pjesë e Ligës B dhe do të tentojë të ngjitet në Ligën A.

Më poshtë kalendari i ndeshjeve:

Shqipëri U17-Irlandë U-17 20.02.2024 14:00 Stadiumi “Air Albania”

Irlandë U17-Izrael U-17 23.02.2024 11:30 Stadiumi “Air Albania”

Izrael U17-Shqipëri U-17 26.02.2024 14:00 Stadiumi “Air Albania”

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…