Miqësoret me Kilin dhe Suedinë, Silvinjo: Ndeshje të rëndësishme!

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka prezantuar listën e futbollistëve kuqezinj për miqësoret e marsit ndaj Kilit dhe Suedisë.


Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka prezantuar sot në konferencën për mediat ndryshimet e fundit në listën e futbollistëve kuqezinj për miqësoret e marsit ndaj Kilit dhe Suedisë.

Trajneri ka shpjeguar se këto ndeshje do të shërbejnë për të bërë disa testime të rëndësishme për grupin kuqezi, në funksion të Europianit.

“Daku, Muja, Gjausla, kanë bërë një rrugëtim të rëndësishëm te ne, kanë bërë mirë, janë lojtarë që i kam në konsideratë, padyshim. Nuk janë këtu për zgjedhje teknike, kam nevojë që të shoh lojtarë. Ajo dhimbje koke për zgjedhjen është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë një trajneri. Dua ta kem këtë dhimbje koke.

E persërit që janë lojtarë të rëndësishëm, janë në konsideratë. Janë pjesë e planeve, por sot nuk mund të marr 30-35 lojtarë, por duhet të shohim lojtarë si Manaj që vjen për herë të parë e Broja për të dytën, por u largua për dëmtim herën e parë. Apo Hoxha të cilin ne e ndjekim prej tre muajsh.

Ai është i djathtë që luan majtas, më pas do të flas me të po ai është 100% në krahun e majtë. Të shohim pastaj a mund të luajë edhe në krah tjetër, duhet të vëzhgojmë lojtarë. Nuk është i lehtë vëzhgimi”, tha ndër të tjera Silvinjo.

Lexo më shumë

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Silvinjo dhe Gjimshiti: Asgjë nuk është e pamundur ndaj Spanjës

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e së hënës ndaj Spanjës sfidën e tretë dhe të fundit të grupit B

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…