Komiteti Ekzekutiv i FSHF: Pesë fusha të reja

Synimi kryesor i FSHF-së është që brenda vitit 2025 të ndërtohen 100 fusha të reja me përmasa të mëdha


Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi këtë të mërkurë mbledhjen e radhës në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ku u morën disa vendime të rëndësishme në lidhje me infrastrukturën sportive në disa qytete të vendit.

Në Librazhd dhe në Kamëz do të ndërtohen nga dy fusha të reja. Pas kërkesës nga këto bashki, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit miratoi projektet për ndërtimin e këtyre fushave. Gjithashtu u miratua edhe kërkesa e klubit AF Elbasani për ndërtimin e një fushe të re.

Në total pesë fusha të reja që do të ndërtohen së shpejti, ku synimi kryesor i FSHF-së në kuadër të projektit “100 fusha” është që brenda vitit 2025 të ndërtohen 100 fusha të reja me përmasa të mëdha.

Gjatë kësaj mbledhje u diskutua edhe për çështje të tjera që lidhen kryesisht me dy ndeshjet miqësore të Kombëtares në muajin qershor si dhe për ecurinë e organizimit për pjesëmarrjen në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Silvinjo dhe Gjimshiti: Asgjë nuk është e pamundur ndaj Spanjës

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e së hënës ndaj Spanjës sfidën e tretë dhe të fundit të grupit B

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…