Shqipëria U-21 triumfon 4-0 ndaj Lihtenshtejnit

Kuqezinjtë dominuan takimin dhe golat e fitores i shënuan Adrion Pajaziti, Erald Maksuti, Ermir Rashica dhe Arda Kurtulan.


Shqipëria U-21 triumfoi 4-0 në ndeshjen miqësore ndaj Lihtenshtejnit e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”. Kuqezinjtë dominuan takimin dhe golat e fitores i shënuan Adrion Pajaziti, Erald Maksuti, Ermir Rashica dhe Arda Kurtulan.

Trajneri Alban Bushi e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Lihtenshtejnin: Antezelo Sina (GK), Marcelino Preka, Geralb Smajli, Adrion Pajaziti (C), Ermis Selimaj, Elmando Gjini, Klevi Qefalia, Rejan Alivoda, Ermir Rashica, Arlind Rexhepi, Erald Maksuti.

Ndeshja nisi shumë mirë për Shqipërinë U-21 që u shfaq rrezikshëm në portën kundërshtare që në minutat e para të takimit. Pas disa rasteve të mira kuqezinjtë zhbllokuan rezultatin në të 37-ën me Adrion Pajazitin. Kapiteni goditi saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Katër minuta më pas, Shqipëria U-21 realizoi edhe golin e dytë. Erald Maksuti dyfishoi rezultatin. Pjesa e parë u mbyll 2-0.

Fraksioni i dytë nisi me të njëjtin ritëm për kuqezinjtë që shënuan edhe golin e tretë në minutën e 53-të. Këtë herë ishte Ermir Rashica ai që e dërgoi topin në rrjetë.

Deri në fundin e takimit trajneri Alban Bushi aktivizoi Endri Demën, Arda Kurtulan, Ardit Nikajn, Rei Pecanin, Paulo Buxhelajn dhe Ajdi Dajkon. Ndërsa Shqipëria sërish pati disa raste të mira me Gjinin, Rexhepin dhe Alivodën.

Kur gjithçka po përfundonte 3-0, Kurtulan fitoi një penallti dhe e shndërroi po vetë në gol. Në fund ndeshja u mbyll me fitoren e Shqipërisë U-21 me rezultatin 4-0.

Lexo më shumë

Silvinjo & stafi i Kombëtares ndjekin sfidën e Champions, Sparta Pragë-Inter

Silvinjo së bashku me ndihmësit e tij, Doriva dhe Pablo Zabaleta kanë pasur mundësinë të takojnë lojtarët kuqezi të cilët…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Silvinjo & stafi i Kombëtares ndjekin sfidën e Champions, Sparta Pragë-Inter

Silvinjo së bashku me ndihmësit e tij, Doriva dhe Pablo Zabaleta kanë pasur mundësinë të takojnë lojtarët kuqezi të cilët…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

“Topi i Artë 2024”

9 çmime prestigjioze do të ndahen për të nderuar lojtarët/lojtaret më të mirë dhe më të spikatur të vitit 2024