Kukësi firmos me sulmuesin moldav, Artiom Puntus
Klubi verilindor ka njoftuar se sulmuesi Artiom Puntus ka firmosur kontratë dyvjeçare.
Tjetër zyrtarizim nga Kukësi në orët e fundit të merkatos verore. Klubi verilindor ka njoftuar se sulmuesi Artiom Puntus është përforcimi më i ri. Futbollisti 26-vjeçar ka firmosur kontratë dyvjeçare.
Sulmuesi moldav vjen te Kukësi nga ekipi i Milsamit në kampionatin moldav, aty ku në 7 javët e para të këtij sezoni është aktivizuar si titullar në 6 prej tyre ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asiste.
Sulmuesi 26-vjeçar ka fituar titullin kampion në Moldavi me Sherif Tiraspolin si edhe Kupën e Moldavisë me Petrocub Hincesti.
Skeda e Lojtarit:
Emri: Artiom Puntus
Mosha: 26 vjeç
Kombësia: Moldav
Gjatësia: 1.80 m
Pozicioni: Sulmues
Klubet e meparshme: Sherif Tiraspol, Saxan, Petrocub, Sfintul Gheorghe