Astrit Greva, trajneri i më të mirëve të baskebollit

Jetë të gjatë Astrit Greva, arkiva e gjallë dhe e mrekullueshme e baskebollit kombëtar


Nga Bujar Qesja, Mjeshtër i Madh

Një tjetër mundësi e artë e çfrytëzuar profesionalisht dhe historikisht.

Ndodhemi diku në një mbrëmje që nuk mund të harrohet. Jam me Astrit Grevën, nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së baskebollit shqiptar.

Është trajneri i më të mirëve të baskebollit, me kohë shtrirje për shumë dekada. Mjafton të thuash që ka qenë trajneri i Agim Fagut, i ke thënë të gjitha.

Dhe dy vite ky Astrit i baskebollit mbush 90 vite jetë. Mbahet mirë me shëndet. Nuk e mendova se do ta kem kaq pranë, në një natë që nuk mbaron.

Shtanga kur më tha, se përditshmëria e tij është shumë aktive. Ky mjeshtër i trajnimit, as ka ndërmënd të tërhiqet nga topkoshi. Ka ngritur një akademi basketbolli, ku janë angazhuar dy nga basketbollistet e tij.

-E bëj këtë punë, më tregon Greva, pa shpërblim. Dy vajzat trajnere, natyrisht e marrin hakun e punës së tyre, ndërsa unë mjaftohem me investimin profesional.

Mësoj nga jeta e këtij të mënçuri të basketbollit, se zbaton regjim të rreptë në manaxhimin e kohës së pari dhe në trajtimin ushqimor së dyti.

Merita kalon dukshëm edhe në anën e bashkshortes së tij, të mirnjohurës së basketbollit, Terezinës, motrës së të famshmit të këtij sporti Renato Radojës.

Biçikletën nuk e ka ndarë nga vetja. Por ritmi i punës, kërkon tjetër marsh në ngarkesën ditore. Përdor një autoveturë, duke ruajtur këtu qetësinë dhe maturinë e profesionistit.

– Çfarë kuroje mjeksore përdor profesor?

– Asgjë, veçse jam i kujdesshëm. Terezina ngulmon të masë hera herës tensionin, por nuk e shikoj të nevojshme. Nuk përdor ilaçe specifike. Ndjehem mjaft mirë!

– Marshallah, ia ktheva, se mos të marrë msysh!

Astrit Greva, shembulli i gjallë dhe tipik, nga ku duhet të hedhim vëmëndjen. 88 vite jetë janë shumë, për të mos thënë ende pak, për këtë dukuri të rrallë të basketbollit tonë. Gjithçka është lidhur me këtë magjik, të njërës prej lojrave më popullore në Shqipëri.

Basketbolli është lejtmotivi i jetës së familjes Greva, që duket se edhe më tej nuk do të lëvizë, qoftë edhe një fije.

Këto të dhëna nga jeta i këtij 88 vjeçari, i mësova në këtë mbrëmje të 17-të, duke u zbardhur e 18-ta, e Shkurtit të vitit 2024.

Natyrisht për një njeri të letrave, ky ishte rast i mirë për t’u “peshkuar”, për t’ia dhënë të gatshëm lexuesit në menynë e interesimit.

Jetë të gjatë Astrit Greva, arkiva e gjallë dhe e mrekullueshme e baskebollit kombëtar!

Durrës: 17-18 shkurt 2024

Në foto: Me trajnerin e ekipit kombëtar të basketbollit dhe i Partizanit të trofeve, 88 vjeçari Astrit Greva ( majtas) dhe gazetari Bujar Qesja. 17-18 shkurt 2024

Lexo më shumë

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Silvinjo dhe Gjimshiti: Asgjë nuk është e pamundur ndaj Spanjës

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e së hënës ndaj Spanjës sfidën e tretë dhe të fundit të grupit B

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…