Eh qitja durrsake, e shkëlqyer!

17 shenjëstrues provokojnë historinë e madhe. Mjeshtra të shquar, traditë e çmuar që rritin krenarinë


Nga BUJAR QESJA, Mjeshtër i Madh

Rrëmojmë ku të mundemi me të vetmin qëllim, të prekim arritjet tona, arritjet e durrsakëve, aty ku janë çfaqur dhe aty ku janë fiksuar. E kam detyruar veten ta bëj këtë me çdo çmim, sado e madhe të jetë kosto, veçanërisht shëndetësore, për të thënë që kemi qenë dhe për të shpresuar, që të jemi dhe të mbetemi si dikur kur kemi shkëlqyer.

Emri i njohur i qitjes Nexhmije Kotrri, vite edhe sekretare e Klubit Shumësportesh “Teuta”, publikoi vite të shkuara një foto. Duke qenë fort i interesuar për historinë e sporteve të Durrësit, u ndala dhe shtrëngova sytë, duke e përpirë këtë pamje të rrallë, shumë mbreslënëse. Por ishte problem të njihesha me emrat. Në fund të fundit kjo është historia, pasi na çon drejt konkretizimit, drejt prekjes të atyre protogonistëve që kanë bërë mirë, madje shumë mirë, historinë tërheqëse të sportit të qitjes të Durrësit.

Nexhmije Kotrri tentoi të zbërthejë foton, por jo plotësisht. Koha e gjatë e fiksimit dhe memoria e jonë disi në zbehje, linin gjëra mangut. Atëhere u detyrova të komunikoj, me elektronikën e përparuar durrsake, që jeton prej dekadash në Kanada Bamir Bebeziqin. Qitës aktiv ky Bebeziq, sa i mirë aq edhe i aftë dhe zotni i komunikimit, më ndihmoi në ato mangësi të fotos që ti plotësoja. Dhe e bëmë të mundur qëllimin. Sa mirë kështu! Fotoja për historinë e qitjes durrsake, për ecurinë e saj, ta plotësoja me ato që e kanë bërë këtë histori dhe që natyrisht e meritojnë të kujtohen kësisoj.

Durrësi është i përmëndur dhe ka traditë të pashuar në lojrat me dorë, në not, pingpong, shah, futboll, boks, mundje, ngritje peshe, por jo pak edhe në sportin e qitjes tradita vjen mëse e shkëlqyer. Pranë Currilave, ishte herët, shumë herët mbase diku në mesin e viteve 60-të poligoni i qitjes. Kushte të mrekullueshme për t’u stërvitur. Trajnerë ishin qitës me emër, shumë të dëgjuar. Ishte Kristaq Todi, Hysen Kotrri, Fatmir Mitraku, Qani Drita, Veledin Harizi, Abedin Kovaçi, Spiro Qafiri etj. Ky grup trajnerësh, stërvitnin pasdite qitësat dhe paradite çalltisnin nëpër shkolla e qendra pune, për të kërkuar elementin e përfaqësimit. Dhe gjetën jo pak.

Në klasën time të gjimnazit “Gjergj Kastrioti”, sy pushke doli shoqja e jonë e respektuar Eleonora Pantazo. Ajo tërhoqi pas vetes, kushërirën e saj Margarita Cingun, që u bë kampione e madhe e pistoletës. Po nga klasa e jonë doli edhe Lutfije Kërçiku. Dhe ekipet plotësoheshin me të rinj të tjerë, që vinin nga gjimnazet dhe nga qendrat e punës dhe të prodhimit. Kështu mund të përmëndim Zana Marën dhe Zana Bashën, motrat Kalavaci Tatjana dhe Natasha, Bamir Bebeziqi, Emrush Gjata, Sotir Afezolli, Tefta Rama, Mustafa Spahiu, Edit Bjedi, Skënder Dermani, Alqi Gramatiko etj.

Qitja masivizohet në Durrës dhe ngrihet në nivele mjeshtërish. Ardhja në Durrës edhe e çiftit Hysen dhe Nexhmije Kotrri, e ndezën më shumë situatën e përparimit dhe ecurisë galopante të qitjes. Me ekipet kombëtare shkuan Tatjana Kalavaci, Kristaq Todi, Sotir Afezolli, Margarita Cingu, Eleonora Pantazo, çifti Kotrri dhe bënë atë që Durrësi, ta vendosë me meritë veten në podin e nderit të qitjes shqiptare.
Një shaka vjen nga qitësja e jashtëzakaaonshme Liri Beqja, për shoqen e saj durrsake Tatjana Kalavaci. Beqja vlerëson shumë urtësinë, kulturën dhe mirësinë e Tatjana Kalavacit. Madje Beqja i kujton shoqes së saj edhe shakata që bënte.

-Të kujtohet Tatjana, shprehet në një komunikim me Kalavacin Liria, kur imitoje në Kinë shoqen Çu. Të gjithë luanim nga vendi. Ti ishe e mrekullueshme dhe ashtu do të mbetesh gjithnjë në kujtesën time dhe të gjithë shokëve dhe shoqeve që na lidhi sporti i bukur i qitjes.

Fotoja që publikojmë, i takon ekipit të “Lokomotivës” në Spartakidën e Katërt Kombëtare në vitin 1979, 45 vite të shkuara. Nga atëhere dhe deri tani, kanë rrjedhur shumë gjëra. Por ajo që nuk do të harrohet, është përfaqësimi autoritar i qitjes durrsake, duke ndikuar që Durrësi të renditet në vendin e parë në Spartakiadë. Por siç e kam shpjeguar në një rast, politika e kohës kishte llogaritur që vendi i parë ti takoj Tiranës dhe asaj iu dha flamuri i fitueses. U kontestua ky veprim, por ishim të “vegjël” dhe nuk na dëgjoj kush.

Por sidoqoftë, 17-të personazhet e fiksuar në këtë pamje të rrallë, mbeten dëshmia e madhe, e asaj që ishte dhe mbetet qitja durrsake. Popullariteti i këtij sporti në Durrës, ishte shumë i madh. Qitja ishte kthyer në nderin e sporteve. Punonin shumë dhe nuk u ndihej zëri i gojës, për të kërkuar materiale që i mungonin, por që nuk iu mundësonin. Por pasioni dhe talenti i shumicës së qitësave dhe qiteseve të “Lokomotivës”, vihej mbi vështirësitë dhe në fund dilte fituese sedra, karakteri dhe disiplina e garës.

Tre në këto foto, nga të 17-tët nuk jetojnë. Janë Kristaq Todi, Fatmir Mitraku dhe Abedin Kovaçi, por puna e tyre ishte shembullore dhe provokon kujtesën. Të tjerët jetojnë me kujtimet më të bukura, më mbreslënëse të kohës kur ishin së bashku, stërviteshin së bashku, konkuronin së bashku dhe ndanin po së bashku gëzimin e fitores.

Pamje mahnitëse do ta konsideroja këtë, që po ia ofrojmë publikut të gjërë. Është pjesë e historisë së qitjes durrsake. Jeta në poligon ka qenë e vrullshme, lyer me miqësi të sinqertë shokësh dhe shoqesh. Edhe sot e kësaj dite, është ruajtur kjo miqësi dhe ke se çfarë të kujtosh prej saj. Është rinia e gjithsecilit prej tyre. Koha e artë e pasionit dhe ëndrrave të bukura, që thureshin për sportin dhe për jetën. I kam të gjalla kujtimet edhe për dy shoqet e mia të ngushta të gjimnazit Luçit dhe Eleonorës. Sa vinin nga garat, na tregonin për zhvillimin e tyre dhe përfaqësimin cilësore të ekipit të “Lokomotivës”.

Kemi shkruar shumë për sportet, por për qitjen më pak dhe duhet të shlyejmë detyrimet për të. Prandaj jemi të ndjeshëm ndaj fotove të tilla, të cilat kanë brenda shpirt njerëzor, miqësi dhe sinqeritet, ngrohtësi sikur të ishin motra dhe vëllezër ndërmjet tyre dhe jepnin më të mirën në garat e përfaqësimit. Ishin me emër në Durrës. Kur shkonin në stërvtje, sportëdashësit i ndiqnin idhujt e tyre, të cilët krahas punës dhe mësimit, i përkushtoheshin këtij sporti luftarak dhe me rezistencë psikologjike.

I kujtuam qitësit tanë. U kujtuam edhe Spartakiadën e Katërt Kombëtare, ku jehona e plumbave të tyre në zemër të tabelave ndjehet edhe sot. Brezi i ri vlen ta vrojtojë me vëmëndje këtë pamje emocionuese, ku janë shumica e më të mirëve, pa harruar edhe ato që mungojnë si Sotir Afezolli, Margarita Cingu, Abedin Kovaçi, Spiro Qafiri, Zana Basha, Lutfije Kërçiku, Natasha Kalavaci, Bajram Daja, Tefta Rama, Bamir Bebeziqi etj.

Qitja e “Lokomotivës”. Pararoja e sporteve durrsake. Mos-harresa gjithnjë detyrim për ta.

Durrës: 24 maj 2024

Në këmbë nga e majta: Emrush Gjata, Hysen Kotrri, Fatmir Mitraku, trajner (nuk jeton), Zana Mara, Tatjana Kalavaci, Qani Drita (trajner), Nexhmije Kotrri, Kristaq Todi trajner ( nuk jeton), Fatmir Korra, Veledin Harizi (trajner),
Në gjunjë nga e majta: Edit Bjedi, Saimir Kovaçi, Mustafa Spahiu, Eleonora Pantazo, Skënder Dermani, Xheladin Gjeli, Alqi Gramatiko.
Ekipi i “Lokomotivës” në Spartakiadën e Katërt Kombëtare. Viti 1979.

Anglia mposht Serbinë, vendos goli i Bellingham

Anglia triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Serbisë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin C, në Euro 2024.

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Gjimshiti: Tifozëria jonë, më e bukura në botë!

Kapiteni i Shqipërisë: Ja ku gabuam me Italinë!

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Forca e skuadrës është grupi, Shqipëria gati për europianin

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka dhënë në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” në prag të ndeshjes debutuese…