Rando Kukeli: Badibildingu, “mbreti” i sporteve

“Në rast se atletika konsiderohet me të drejtë si ‘mbretëresha e sporteve’, nga të gjithë ka një mendim unanim se badibildingu është ‘mbreti’, pasi sportistët që performojnë në këtë disiplinë kanë trupat më të bukur”, thotë Rando Kukeli , sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Badibildingu


Nga Dash Frashëri

“Në rast se atletika konsiderohet me të drejtë si ‘mbretëresha e sporteve’, nga të gjithë ka një mendim unanim se badibildingu është ‘mbreti’, pasi sportistët që performojnë në këtë disiplinë kanë trupat më të bukur”. Rando Kukeli (ne foto), sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Badibildingut, ndihet krenar me këtë etiketim. “Ndërtimi i trupit është rëndësishëm për ndërtimin e kombit”, ky është sipas Kukelit, edhe qëllimi kryesor i federatës që ai drejton. “Disa prej nesh kishin emigruar jashtë shtetit. Isha marrë me peshëngritje dhe e pata të thjeshtë të ushtrohesha në badibilding dhe u ushtrova dy vjet me fitnes dhe badibilding. Dëshiroj ta theksoj se më parë. Në Gjermani mësuam programet e para të stërvitjes për tu bërë një badibilder”.

I NATYRSHËM PËR SHQIPTARËT

Sipas Kukelit, pjesëmarrës në të gjitha aktivitet e mëdha botërore dhe evropiane, ku Shqipëria është përfaqësuar, temperamenti shqiptar ne këtë drejtim është tepër i zhvilluar dhe kjo ka ekzistuar në shekuj, që në lashtësi. “Kjo vërtetohet më së miri jo vetëm nëpër objektet arkeologjike ku paraqiten luftëtarë ilirë, të fortë dhe me fizik të mrekullueshëm, duke u stërvitur me pesha prej guri të gdhendur, por edhe ne libra e romane historik ku në mënyra të ndryshme shqiptarët kujdeseshin për trupin e tyre”, – thekson Kukeli, një nga figurat më të shquara që ka nxjerrë badibildingu modest shqiptar. Në fakt, badibildingu edhe pse ishte një sport i përshtatshëm për karakterin dhe për trashëgiminë gjenetike – njihen shqiptarët si njerëz robust dhe të fuqishëm – nuk pati një organizim zyrtar duke mos u lejuar para viteve 1990.

TË FRYMËZUAR NGA STIV RIVES

“Megjithatë dëshira dhe pasioni i shumë të rinjve në atë kohë të inspiruar dhe nga disa filma historik, që shfaqeshin në kinematë e Tiranës dhe qyteteve të tjera, ku luanin bilder-aktorë si Stiv Rives, Serge Nubre, Arnold Shvarxeneger etj, ishte e madhe dhe pati tepër masivizim duke krijuar një mentalitet të favorshëm për amatorët që stërviteshin për këtë qëllim. Madje ekzistonte një frymë konkurrence, ku në biseda shokësh gjatë shëtitjeve në rrugët e qyteteve apo më saktë gjatë sezonit të plazhit, vlerësoheshin dhe përcaktoheshin “kampionët”, – thekson Kukeli,

SPORTI I TRUPAVE TË BUKUR

“Është plotësisht e vërtetë që badibildingu është një sport i trupave të bukur, por nga ana tjetër është një sport shumë i kushtueshëm, – thotë për “Albania”-n, Kukeli. “Lëvizjet e para në Shqipëri për të ushtruar badibildingun datojnë në vitin 1993, pikërisht në emisionin “Trupi dhe shëndeti” të doktor Flamur Topit në televizionin shqiptar. Ishim një grup djemsh të apasionuar pas trupit të bukur e muskulor. Doktor Flamuri kishte parë në Itali një konkurs badibildingu dhe u bë promotor i organizimit të një aktiviteti të tillë edhe në Shqipëri. Ishte një moment ku u ndërthurën pasionet tona me një njeri që morri përsipër organizimin e këtij eventi të parë në vendin tonë. Ishim gati 20 djem në konkursin e parë, duke iu nënshtruar edhe një seleksionimi. Duhet ta pohoj se ka pasur edhe në moment hezitimi, kjo për faktin edhe të zhveshjes. Gjithsesi, duke pasur në mëndje ato që kishin bërë më parë Arnold Shvarzenegeri e të tjerë figura mëdha të badibildingur botëror edhe në Shqipëri, filloi të gjeneronte ideja e organizimit zyrtar si federatë dhe aktiviteteve kombëtare të badibildingut.

EKSPERIENCA EUROPIANE

Në fillim të viteve 90-të me ardhjen e demokracisë dhe hapjen e Shqipërisë me botën dhe me lëvizjen e lirë të njerëzve si jashtë dhe brenda vendit, si rrjedhojë solli një frymë të re duke u krijuar shoqata, ekipe dhe organizime në disa lloje sportesh të rinj, që nuk zhvilloheshin më parë në vendin tonë dhe ndër to futet edhe badibildingu. “Në këtë kohë pati shumë individë ku panë, mësuan dhe u stërvitën në palestra të qyteteve të ndryshme ne Europë, që pa dyshim kanë një traditë e kulturë tepër të zhvilluar në këtë drejtim e së bashku me amatorët që stërviteshin në palestrat sportive shqiptare sollën një traditë të re dhe një eksperiencë tepër të vyer në hapat e para të këtij lloj sporti në Shqipëri. Epiqendra dhe bërthama e kësaj lëvizjeje në atë kohë u bë palestra e Qendrës Sportive në Tiranë, që drejtohej nga profesor Sadik Mema i cili ka merita në afrimin dhe këshillimin e shumë të rinjve, që më vonë do të bëheshin sportistë kryesorë dhe kampion të vendit.

MËSIMET E KOSOVARIT CAHANI

“Për fat të mirë në atë kohë kishte ardhur nga Kosova, profesor Bedri Cahani,- shton sekretari Kukeli. “Ai kishte dëgjuar për gjithë këto lëvizje dhe në një gare seleksionuse, që zhvillohej atëherë në ambientet e cirkut të Tiranës, erdhi e u prezantua në mënyrë tepër modeste duke kërkuar të jepte ndihmesën dhe kontributin e tij ne drejtimin dhe organizimin e bodibildingut. Cahani ishte një profesionist i vërtetë dhe më një eksperiencë shumëvjeçare. Bedri Cahani ishte kampion i shumëfishtë i Kosovës dhe të jesh i tillë në Kosovë nuk është e lehtë për vetë nivelin e lartë që kanë billderët kosovare.

KRIJIMI I FEDERATËS

Në vitin 1994 me mbështetjen e të gjithë billderëve u bë i mundur krijimi i Shoqatës Shqiptare të Body-Buildingut. Kryetar u zgjodh mjeku Flamur Topi dhe Sekretar i Përgjithshëm Bedri Cahani. Në muajin shkurt të vitit 1996 shënohet një eveniment shumë i rëndësishëm për të gjithë sportistët e badibildingut. “Pas shumë përpjekjesh krijohet Federata Shqiptare e Body-Buildingut (FSHBB), e njohur dhe e regjistruar zyrtarisht në Ministrinë Sporteve. Presidenti u zgjodh Flamur Topi dhe Sekretar i Përgjithshëm, Bedri Cahani. “Menjëherë bëhet kërkesa për antarësimin e Shqipërisë në IFBB (International Federation of Body Builders). Pas pak kohe vjen miratimi nga federata ndërkombëtare dhe kështu përfundimisht vendi ynë bëhet anëtar me të gjithë të drejtat duke i dhënë mundësi edhe billderëve shqiptarë për të konkurruar në aktivitetet ndërkombëtare”, -thotë Kukeli.

ILIR MEMA, KAMPIONI I PARË

Ilir Mema është kampioni i parë shqiptar i badibildingut. Mema fitoi vendin e parë në Kampionatin e parë Kombëtar të zhvilluar në qershor të vitit 1994, në Tiranë. Në podiumin e nderit u ngiten edhe Albion Plumbi (vendi i dytë) dhe Rando Kukeli (vendi i tretë). Gjithsesi, Rando Kukeli, është “trupi” që ka fituar më shumë medalje, duke dominuar këtë sport nga viti 1995, deri sa u tërhoq nga garat në vitin 1998, duke u marë me organizmin e federatës. Tirana është “zemra” e badibildingurt me emra të spikatur: Ilir Mema, Rando Kukeli, Albion Plumbi, Rudin Tugu, Ilir Lalica, Fani Zguro, Dorian Kalo, Mentor Basha, Hasan Ranxha, Çezar Ahmetaj, Flogert Prifti, Renard Braçellari, Abdul Fauaz, Orkez Prushi, Shirea Hoxha, Gramoz Beshiri, Armando Sadushi, Marin Meksi, Olsi Stafa, Taulant Jakupi. Edhe qytetet periferike kanë përfaqësuesit e tyre të spikatur: Urim Muja (Kukës), Kujtim Përshpali (Laç), Nikollaq Muço (Gjirokastër), Sokol Mati (Tepelenë), Hasan Olloni (Kukës), Halim Hysa (Dibër), Erjon Selgjekaj (Shkodër), Stiven Latifi (Shkodër), Dorjan Fataj (Skraprar). Në kampionatet mbarëkombëtare spikasin edhe sportistët kosovarë, Myftar Bega (Gjilan, kampion absolut mbarëkombëtar, 2003) dhe Flamur Hoxha (Pejë).

ALEKSANDËR KONDO, FRYMËZIM PËR MESHKUJT E KRYEQYTETIT

Badibilderët e parë ishin në përgjithësi peshëngritësit. “Më i spikaturi për të mos i përmendur të gjithë,- thotë Kukeli, – ishte Aleksandër Kondo në fillim të viteve ’80-të. Duhet theksuar se ai u bë një figurë ku u inspiruan jo vetëm shumë peshëngritës, por edhe shumë amatorë që merreshin me ndërtimin e trupit”.

LIBRI I PARË “BODY-BUILDING”

Në vitet ’80-të në Bibliotekën Kombëtare ka qarkulluar një libër në shqip, i vetmi edhe në ditët e sotme, me titullin origjinal “Body-Building” me autor billderin e parë kampion dhe iniciator të Kosovës, Idriz Humolli. Eshtë një libër tepër i vlefshëm, që orienton drejtë të gjithë ata që stërvitin trupin e tyre, si fillestarët ashtu dhe të avancuarit.

SPORT I KUSHTUESHËM

Të krijosh e të mirëmbash një trup badibilderi, sipas Kukelit, të duhet të shpenzosh shumw, duke filluar që nga dieta strikte, ushqimet suplementare me disafish koncentrate proteinash, vitaminash.

NGA FITNESI, TE BADIBILDUNGU

Badibildingu është shkalla me e lartë e fitnesit, është shumë profesional, pasi merr me shumë ngarkesë. Janë të njëjtat vegla ku ushtrohesh. Badibildingu është më i egër, më ‘strong’, – thotë Kukeli.

STIV RIVES, MODELI FIZIK I SHQIPTARËVE

“Nuk ka qenë kurrsesi spontane marrja dhe ushtrimi i trupit. Në Tiranë edhe para viteve 1990 ka pasur shumë djem me trupa të bukur, të cilët quheshin në zhargonin e asaj kohe ‘trupa pararelesh’. Badibildingu nuk konsiderohej sport në Shqipëri dhe një njeri që merrej me hekura shihej thjesht kështu. Unë personalisht merresha me peshëngritje, por ‘fshehtas’ bëja edhe ushtrime të mirëfillta badibilderi”, – thotë Kukeli. Periudha kinematografike gjatë regjimit komunist ishte e mbushur me filma me revolta gladiatorësh, luftë midis skllevërve dhe skllavopronarëve, beteja greko-trojane, apo histori me herkulë e babilonas. “Për çdo sportist të sporteve të rënda filmat ku aktronin meshkuj me trupa muskulorë ishin inspirim për të gjithë të rinjtë. Aty lindte pasioni: të pasurit trup të bukur e të fuqishëm. Ishte në logjikën e kohës”.

ENDE DIFERENCA ME BOTËN

Badibildingu shqiptar, pavarësisht se është një sport i ri në kohë në krahasim me ato të vendeve të tjera, konkurron me dinjitet dhe në arenën ndërkombëtare. “Është e natyrshme që në krahasim me botën ne kemi diferencë, nuk jemi në nivele aq të larta, – thotë Rando Kukeli, – por e rëndësishme është që kjo distancë po reduktohet, po e ngushtojmë atë. Nuk është e kollajtë që të përballesh me sportistë që vijnë nga shtete me përvojë mbi 50-vjeçare ku badibildingu është shndërruar në një kulturë”. Badibildingu në Shqipëri ka filluar në vitin 1993, por qysh atëherë ka njohur edhe momente shkëputjeje në realizimin e aktiviteteve sportive. “Gjithsesi, ka ndikuar edhe shkëputjet e këtij sporti në Shqipëri. U shkëputëm në vitin 1997 dhe rifilluam në vitin 2003”, – thekson Kukeli, i cili së bashku edhe me sportistët Ilir Lalica, Rudin Tugu dhe Sokol Mati, ka qenë pjesëmarrës në aktivitetin e parë ndërkombëtar ku Shqipëria ka marrë pjesë, në Kampionatin Ballkanik, në maj të vitit 1996, në Bitola të Maqedonisë. Fill pas këtij kampionati në nivel ballkanik, Shqipëria u bë dhe anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Badibilingut (qershor 1996), gjatë Kampionatit Europian, ku vendi ynë u prezantua në skenë me Rando Kukelin. Shqipëria ka marrë pjesë 5-herë në Kampionatet Botërore, 5-herë në Kampionatet Europiane, 4-herë në ato Mesdhetare, 8-herë në Kampionatet Ballkanike si dhe nga një herë në Kampionatin Botëror e Kampionatin Europian për të rinj.

SI ËSHTË DITA E “PUNËS”?

Programet janë të alternuara çdo 2-3 javë. Trupi ka memorien e vet, dhe në momentin që krijon imunitet dhe rutinën e vet, atëherë nuk reagon dhe duhen impulse të reja e alternative të reja. Duhet të përgatitet trupi për peshën që do të ngreje. Duhet të jesh i kujdesshëm, pasi trupi nuk është diçka shabllone të cilin e ke në dorë e ta palosësh si të duash. Është një anatonomi dhe ka kapriciot e veta. Ka nevojë për një mirëkuptim apo bashkëpunim midis trupit tënd dhe ngarkesës që duhet t’i japësh.

CILI ËSHTË KRITERI BAZË MBI TË CILIN VLERËSOHET NJË BADIBILDER?

Kriteri i parë është simetria, harmonia e linjave të trupit. Balancimi i gjithë muskujve. Çdo pozë, shihet në funksionon të muskujve. Madje edhe muskuj të vegjël, të cilët nuk janë shumë të qartë e të dukshëm për shikuesit në sallë, janë detaje që flasin shumë për profesionistët. Aty shihet edhe puna e sportistit.

SA POZA KRYEN NJË BADILDER GJATË NJË GARE?

Janë shtatë të tilla të detyrueshme, ku sportisti prezanton trupin e tij nga të gjitha anët. Badibilderi ekspozon gjoksin, shpinën, muskujt e krahëve, ato të pulpave, femoralet, barku në pamjet ballore dhe anësore, etj.

ÇFARË DALLON NJË JURI PROFESIONISTE

Vlerësohet shumë simetria e muskujve. Nuk ka rëndësi shumë madhësia e muskujve, por antagonizmi i tyre. Definicioni luan një rol të madh, thellësia e muskujve. Lëkura duhet të jetë sa më e hollë, deri në transparencë për të lejuar deri në vizatimin e leximin e fibrave të muskujve.

NDËRTIMI I MUSKUJVE

Badibildingu nuk është një sport si futbolli, volejbolli apo diçka tjetër, që të mjafton talenti për të shkëlqyer, përpos edhe përgatitjes fizike. Badibildingu është një sport që kërkon një regjim të fortë, absolutisht të ashpër dhe aspak neglizhues. Kërkon një kronometrim të regjimit të gjumi, dietës dhe stërvitjes. Ushtrimet ndahen në aerobike dhe anaerobike, që do të thotë se ka ushtrime force, por dhe vrapimi, apo jo. Ka një dallim midis një njeriu që merret me fitnes dhe një tjetri që merret me badibilding.

2 Orë Stërvitje Në Ditë

Fillimisht duhen edhe 3 deri në 4 orë në ditë, duke i masakruar pa mëshirë muskujt e mi: me shtanga, hekura, susta. Sa vjen dhe bëhesh më profesional, muskujt kanë marrë formë dhe ulet natyrshëm edhe orari i stërvitjes në 1 apo 2 orë.

SUPERMENËT

Ka një dallim të qartë midis një supermeni dhe një badibilderi. Supermenët kanë masë të madhe trupore dhe janë shumë të fuqishëm, ndërsa një badibilder “luan” me ndërtimin e muskujve, duke i zbukuruar ato. Supermenët janë njerëz që e kanë pasion sportin, por nuk mund të performojnë dot si badibilderst dhe e kanalizojnë fuqinë e tyre në sporte të veçanta. Ata mund të ngrenë pesha të mëdha, gurë apo trarë

“DOKTOR” I DIETËS

Dieta është një faktor thelbësor në jetën e një badilideri. Dieta është shumë rigoroze, gati drastike, për një model mashkullor, por të një bukurie me muskuj. Të gjitha kombinimet midis dietës ushqimore, regjimit sportiv dhe stërvitjes janë në funksion të muskujve dhe drejt një badibilderi profesionist. Dieta kërkon ekuilibrimin e karbohidrateve dhe yndyrës, për të cilat duhet të jesh një “doktor” i vetes dhe një gladiator për ta mbajtur ashtu siç kërkohet.

GARA

Nis më line-up, dmth me vendosjen e 20 badibilderave në skenë. Më pas ndahen në dy grupe me nga 10 veta, e duke vazhduar me performancën në pesë grupe me nga katër sportistë. Për në finale zgjidhen 6 apo 8 badibildera, kjo dhe në varësi të cilësisë që kanë sportistët. Në pamjen e parë dukent të gjithë njësoj, por juria arrin t’i dallojë menjëherë më të mirët.

Tri kategori garuese

Junior (nën 21 vjeç),

Senior (nën 40 vjeç)

Master (mbi 40 vjeç).

****

KAMPIONATE BALLKANIKE

Pjesëmarrje: 8 herë (Maqedoni (2), Rumani (2), Turqi, Serbi, Greqi, Mali i Zi)

Sportistë: Rando Kukeli, Ilir Lalica, Rudin Tugu, Sokol Mati (vendi i tretë në Stamboll, 2001, Orion Minga, Renard Bracellari, Sokol Mati, Kujtim Pershpali, Nikollaq Muço (vendi i tretë në Athinë, 2005), Marin Meksi, Abdul Fauaz dhe Halim Hysa.

Kampionate Europiane

Pjesëmarrje: 5 herë (Rumani, Spanjë, Zvicër, Rusi, Hungari)

Sportistë: Rando Kukeli, Renard Bracellari, Kujtim Pershpalaj, Nikollaq Muço.

Kampionate Mesdhetare

Pjesëmarrje: 4 herë (Itali, Egjipt, Qipro, Itali)

Sportistë: Dorian Kalo, Rudin Tugu, Rando Kukeli (vendi i 4-të Nikosia të Qipros, 2000), Orion Minga, Renard Bracellari, Kujtim Pershpali.

Kampionate Botërore

Pjesëmarrje: 6 herë (Jordani, Çeki, Turqi, Sllovaki, Egjipit, Rusi)

Sportistë: Rando Kukeli, Ilir Lalica, Sokol Mati, Ilir Hushi, Hasan Ranxha, Urim Muja

Kampionati Europian për të rinj

Pjesëmarrje: 1 herë (Rusi)

Sportist : Marin Meksi

Kampionati Botëror për të Rinj

Pjesëmarrje: 1 herë (Poloni)

Sportistë : Dorian Kalo, Rudin Tugu

****

Aktivitetet Kombetare

Kampionati i Pare kombetar, Qershor 1994, Tiranë.

Fituesit :

Vendi i parë – Ilir Mema – Tiranë

Vendi i dytë – Albion Plumbi – Tiranë

Vendi i tretë – Rado Kukeli – Tiranë

Kupa e Republikës, Prill 1995, Tirane.

Fituesit :

Për kategorinë e të rinjve :

Vendi i Parë – Dorian Kalo – Tiranë

Për kategorinë e të rriturve :

Vendi i Parë – Rando Kukeli – Tiranë

Kampionati i Dyte Kombetar, Nëntor 1995, Tirane.

Fituesit :

Për kategorinë e të rinjve :

Vendi e parë – Dorian Kalo – Tiranë

Vendi e dytë – Rudin Tugu – Tiranë

Vendi e tretë – Fani Zguro – Tiranë

Për kategorinë e të rriturve :

Vendi e parë – Rando Kukeli – Tiranë

Vendi e dytë – Urim Muja – Kukës

Vendi e tretë – Ilir Lalica – Tiranë

Kupa e Republikës, prill 1996, Tirane.

Fituesit:

Për katgorinë e të rinjve:

Vendi i Parë – Dorian Kalo – Tiranë

Për kategorinë e te rriturve – 80 kg:

Vendi i Parë – Sokol Mati – Tepelenë

Për kategorinë e të rriturve + 80 kg:

Vendi i Parë – Rando Kukeli – Tiranë

Kampionati i Trete Kombear, Dhjetor 1996 , Vlore.

Fituesit :

Për kategorinë e të rinjve :

Vendi i Parë – Dorian Kalo – Tiranë

Vendi i Dytë – Rudin Tugu – Tiranë

Vendi i Tretë – Mentor Basha – Tiranë

Për kategorinë e të rriturve :

Vendi i Parë – Rando Kukeli – Tiranë

Vendi i Dytë – Ilir Lalica – Tiranë

Vendi i Tretë – Hasan Raxha – Vlorë

Kampionati Kombetar per te Rinj, Qershor 1997, Tirane.

Fitues:

Vendi i Parë – Orion Minga – Tiranë

Ne vitin 1997 nuk eshte zhvilluar Kampionati Kombëtar

Kampionati i Katert Kombëtar, Shkurt 1998, Tirane.

Fituesit:

Vendi i parë – Rando Kukeli Tiranë

Vendi i dytë – Hasan Ranxha Vlorë

Vendi i tretë – Orion Minga Tiranë

Ne vitet 1999, 2000, 2001, 2002 nuk eshte zhvilluar kampionati kombetar.

Kampionati i Peste Kombëtar, 9 Dhjetor 2003 ,Tiranë.

Fituesit :

Për kategorinë e të rinjve

Vendi i Parë – Kujtim Përshpali – Lac

Vendi i Dytë – Cezar Ahmetaj – Tirane

Vendi i Tretë – Flogert Prifti – Tirane

Për veteranë

Vendi i Parë – Nikollaq Muço – Gjirokastër

Për kategorinë e të rriturve

Vendi i Parë – Sokol Mati – Tepelenë

Vendi i Dytë – Renard Braçellari – Tiranë

Vendi i Tretë – Hasan Olloni – Kukës

Për titullin Absolut “Kampion Mbarekombetar”

Myftar Bega – Gjilan

Kmpionati i Gjashte Kombetar, Nentor 2004, Tirane.

Fituesit :

Per kategorine e te rinjve

Vendi i Pare – Kujtim Pershpali – Lac

Vendi i dyte – Cezar Ahmetaj – Tirane

Vendi i Trete – Flogert Prifti – Tirane

Per veterane

Vendi i Pare – Nikollaq Muco – Gjirokaster

Per kategorine e te Rriturve

Vendi i Pare – Sokol Mati – Tepelene

Vendi i Dyte – Renard Bracellari – Tirane

Vendi i Trete – Abdul Fauaz – Tirane

Per titullin ‘‘Kampion Absolut ’’

Flamur Rexhaj – Peje

Kampinati i Shtate Kombetar, Nentor 2005, Tirane.

Fituesit :

Per kategorine e te Rinjve

Vendi i Pare – Cezar Ahmetaj – Tirane

Vendi i Dyte – Fogert Prifti – Tirane

Vendi i Trete – Shirea Hoxha – Tirane

Per kategorine e te rriturve

Vndi i Pare – Gramoz Beshiri – Tirane

Vendi i Dyte – Abdul Fauaz – Tirane

Vendi i Trete – Nikollaq Muco – Gjirokaster

Per titullin Absolut ‘‘Kampion Marekombetar ’’

Esat Lata – Gjakove

Kampionati i Tete Kombetar, Tetor 2006, Tirane.

Fituesit:

Per kategorine e te rinjve

Vendi i Pare – Armando Sadushi – Tirane

Vendi i Dyte – Marin Meksi – Tirane

Vendi i Trete – Olsi Stafa – Tirane

Per Veterane

Vendi i Pare – Nikollaq Muco – Gjirokaster

Per kategorine e te Rriturve

Vendi i Pare – Sokol Mati – Tepelene

Vendi i Dyte – Orges Prushi – Tirane

Vendi i Trete – Gramoz Beshiri – Cerrik

Per Titullin Absolut “ Kampion Marekombetar”

Esat Lata – Gjakove

Kampionati i 9 Kombetar, Tetor 2007, Tirane.

Fituesit:

Per kategorine e te rinjve

Vendi i Pare – Marin Meksi – Tirane

Vendi i Dyte – Halim Hysa – Diber

Vendi i Trete – Rigers Hoxha – Tirane

Per Veterane

Vendi i Pare – Gramoz Beshiri – Cerrik

Per kategorine e te Rriturve

Vendi i Pare – Sokol Mati – Tepelene

Vendi i Dyte – Orges Prushi – Tirane

Vendi i Trete – Abdul Fauaz – Tirane

Per Titullin Absolut “ Kampion Marekombetar”

Flamur Rexha – Peje

Kampionati i 10 Kombetar, Tetor 2008, Tirane.

Fituesit:

Per kategorine e te rinjve

Vendi i Pare – Fatjon Karaj – Tirane

Vendi i Dyte – Halim Hysa – Diber

Vendi i Trete – Erjon Selgjekaj – Shkoder

Per Veterane

Vendi i Pare – Gramoz Beshiri – Cerrik

Per kategorine e te Rriturve

Vendi i Pare – Sokol Mati – Tepelene

Vendi i Dyte – Orges Prushi – Tirane

Vendi i Trete – Gramoz Beshiri – Cerrik

Per Titullin abdolut “ Kampion mbarekombetar ”

Elvin Beçaj – Gjakove

Kampionati i 11 Kombetar, Tetor 2009, Tirane.

Fituesit:

Per kategorine e te rinjve

Vendi i Pare – Endri Pantazi – Tirane

Vendi i Dyte – Erjon Selgjekaj – Shkoder

Vendi i Trete – Stiven Latifi – Shkoder

Per kategorine e te Rriturve

Vendi i Pare – Orkez Prushi – Tirane

Vendi i Dyte – Dorjan Fataj – Skarapar

Vendi i Trete – Taulant Jakupi – Tirane

Per Titullin absolut “ Kampion Marekombetar ”

Orkez Prushi – Triane

******

Pjesmarja ne aktivitetet nderkombetare.

Kampionatin Ballkanik, maj 1996, Bitola / Maqedoni.

Delegat: Flamur Topi, Bedri Cahani

Sportist: Rando Kukeli, Ilir Lalica, Rudin Tugu, Sokol Mati.

Kampionati Europian, 1-5 Qershor 1996, Kostanca / Rumani.

Delegat: Flamur Topi, Bedri Cahani

Sportist: Rando Kukeli

Kampionati Botëror, nëntor 1996, Aman / Jordania.

Delegat: Flamur Topi.

Sportist: Rando Kukeli, Ilir Lalica.

Kampionati Mesdhetar, Prill 1997, Salerno / Itali.

Delegat : Flamur Topi

Sportist : Dorian Kalo, Rudin Tugu.

Kampionati Boteror për te Rinj, Shtator 1997, Varshave / Poloni.

Delegat : Bedri Cahani

Sportist : Dorian Kalo, Rudin Tugu

Kampionati Botëror, Nëntor 1997, Pragë / Ceki.

Delegat: Flamur Topi, Bedri Cahani

Sportist: Rando Kukeli, Sokol Mati, Ilir Hushi.

Kampionati Mesdhetar, prill 1988, Ismailia / Egjypt.

Delegat : Flamur Topi

Sportist : Rando kukeli, Orion Minga

Kampionati Ballkanik, Maj 1998, Buzao / Rumani.

Delegat : Arben Gugushka

Sportist : Rando Kukeli, Orion Minga

Kampionati Botëror, Nëntor 1998, Izmir / Turqi.

Delegat : Flamur Topi, Mirjan Hakani.

Sportist : Rando Kukeli, Hasan Ranxha, Sokol Mati

Kampionati Europian, Maj 1999, Madrit / Spanjë.

Delegat: Flamur Topi

Sportist: Rando Kukeli

Kampionati Botëror, Nëntor 1999, Bratislavë / Sllovaki.

Delegat : Flamur Topi

Sportist : Urim Muja

Kampionati Mesdhetar, Prill 2000, Nicosia / Qipro.

Delegat : Flamur Topi

Sportist: Rando Kukeli ( vendin i 4 ne karegorine + 90 kg )

Kampionati Europian, Nëntor 2000, Losanë / Zvicër.

Delegat : Flamur Topi

Sportist : Rando Kukeli

Kampionati Ballkanik, Prill 2001, Stamboll / Turqi.

Delegat : Flamur Topi

Sportist : Sokol Mati ( vendin e Trete ne katergorine 80 kg )

Kamionati Ballkanik, Prill 2002, Bistrica / Rumani.

Delegat: Flamur Topi

Sportist: Sokol Mati

Kampionati Botëror, Nëntor 2002, Kairo / Egjypt.

Delegat : Flamur Topi

Sportist : Rando Kukeli

Kampionati Europian, Maj 2003, St.Peterburg / Rusi.

Delegat : Flamur Topi

Sportist : Rando Kukeli

Kampionati Europian, Maj 2004. Budapest / Hungari.

Delegat : Fidel Ylli, Rando Kukeli.

Sportiste : Renard Bracellari, Kujtim Pershpalaj, Nikollaq Muco.

Kampionati Botëror, Nentor 2004, Moskë / Rusi.

Delegat : Edmond Kukeli

Sportist : Rando Kukeli

Kampionati Ballkanik, Prill 2005, Athine / Greqi.

Delegat : Fidel Ylli, Rando Kukeli

Sportist : Renard Bracellari, Sokol Mati, Kujtim Pershpali,

Nikollaq Muco ( vendin e dyte per Veterane )

Kampionati Mesthetar, Tetor 2005, Katania, Itali.

Delegat : Flamur Topi

Sportist : Rando Kukeli, Renard Bracellari, Kujtim Pershpali.

Kampionati Ballkanik, Prill 2006, Serbi.

Sportist : Nikollaq Muco

Kampionati Ballkanik, Prill 2007, Shkup / Maqedoni.

Delegat : Rando Kukeli

Sportist : Nikollaq Muco, Sokol Mati, Kujtim Pershpali, Marin Meksi.

Kampionati Europian te Rinj, Qërshor 2007, Tjumen /Rusi.

Delegat : Rando Kukeli

Sportist : Marin Meksi

Kampionati Ballkanik, Prill 2008, Bari / Mali i Zi

Delegat : Rando Kukeli

Sportist : Abdul Fauaz, Halim Hysa, Kujtim Pershpali

Botuar në gazetën “ALBANIA”, më 9 Nëntor 2009

(Statistikat jane deri ne vitin 2008)

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…