Kili “tallet” me Shqipërinë!

Kombëtarja humbi 0-3 miqësoren e luajtur në Itali


Marsi konfirmohet muaj i pafat për Silvinjon në stolin e kuqezi. Kombëtarja Shqiptare e nisi vitin 2024 me një humbje 0-3 përballë amerikano-latinëve të Kilit, në Parma, teksa kuqezinjtë pësojnë humbje pas thuajse një viti.

Duke qenë se disfata e parë dhe e vetme nën drejtimin e teknikut brazilian, datonte më 27 mars të 2023-it ndaj Polonisë në Varshavë…

Në pjesën e parë Kili u ndihmua edhe nga arbitri, pasi shënoi pas një topi të ulur me dorë. Në të dytën, latinët dyfishuan shifrat me një aksion në një moment përgjumjeje të mbrojtjes kuqezi, rreth 10 minuta nga fundi.

Ndërsa në shtesë vulosën gjithçka për rezultatin final 0-3. Nga ana tjetër kuqezinjtë e Sylvinhos u shfaqën larg formës së tyre më të mirë, duke bërë shumë gabime.

Teksa edhe dy sulmuesit e kthyer në Kombëtare, Rey Manaj, i cili e nisi nga fillimi, dhe Armando Broja i aktivizuar në vend të tij në pjesën e dytë, nuk arritën të finalizonin mundësitë e krijuara.

Peshojnë disa muaj pa ndeshje zyrtare për Jasir Asanin, i cili provon, por e majta nuk i bindet. As debutuesi Arbër Hoxha nuk arriti të lërë gjurmë në këtë takim, ndonëse luajti pak.

Ndërkohë që dhuroi disa “shkëndija” pozitive Arbnor Muçolli.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…