Kaos në Sheshin e Kuq në Moskë, policia arreston “Mesin”


Një lajm i çuditshëm vjen nga Moska, një ditë para fillimit të Botërorit. Policia ruse është detyruar të arrestojë iranianin Reza Parastesh… se ngjan shumë me Lionel Mesin.

Iraniani është një “fotokopje” e mirëfilltë e argjentinasit dhe shumë shpesh njerëzit e ngatërronin edhe në vendlindjen e tij me yllin e Barcelonës.

Por me sa duket në Rusi njerëzit nuk mendonin se do të shihnin në rrugët e Moskës një kopje aq origjinale dhe dje, kur ai është shfaqur në Sheshin e Kuq me fanellën e Barcelonës, është krijuar aq kaos, sa u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

Me qindra tifozë e kanë rrethuar menjëherë duke kujtuar se është origjinali për të bërë foto me të duke krijuar një situatë kaotike dhe policia e ka parë të arsyeshme që të shpërndante turmën dhe të shoqëronte në komisariat iranianin.

Ky i fundit më pas ka bërë një postim në rrjetet sociale duke ecur përsëri në rrugët e Moskës, por duke mbajtur një maskë në fytyrë. Sipas miqve të tij që shpërndanë pamjet, këtë kërkesë ia kishte bërë policia ruse, pasi e kishte të pamundur të kontrollonte kaosin që shkaktohej kur kishte shumë tifozë rrotull.I

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…