Latino-amerikanët pushtojnë Moskën, shërbime gratis për tifozët në Rusi


Starton sot Botërori “Rusi 2018”. Pritshmëritë janë shumë të mëdha dhe e gjithë bota e ka vëmendjen pikërisht në Rusi. Kryeqytetin e vendit, Moskën, e kanë pushtuar menjëherë tifozët e vendeve amerikano-jugore, aq sa duket se aty po zhvillohen karnavalet.

“Vërtet është mbyllur Sheshi i kuq? Kemi ardhur nga Uruguai, nesër shkojmë në Ekaterinburg”, – pyet një tifoz policinë, i cili ia pret shkurt: “Mbyllur!”. Sheshi i kuq sot do të jetë mbyllur, sepse sot në mbrëmje do të ketë një koncert lirik të Plaçido Domingos dhe Ana Netrebkos, me Putin pjesëmarrës dhe shumë të ftuar.

Tifozët nga Montevideo në fakt janë mes shumë të zhgënjyerve në para nisjes së Kupës së Botës. Moska duket se është kthyer në një vend karnavalesh, me ritme amerikano-jugore, latine, pak afrikane, por edhe iraniane. Më tej janë peruanët që kërcejnë, argjentinasit dhe kostarikanët.

Spikasin trombat dhe paruket me ngjyrat e flamujve të vendeve të ndryshme. Kalohet imagjinata në ndonjë rast. Foto mes tifozëve rivalë, fanella të Salah pa fund.

Huliganët ende nuk janë shfaqur dhe vështirës se do të gjejnë hapësirë në qendrën e Moskës. Kultura dhe gjuhë të ndryshme, video direkt në rrjetet sociale. Sapo dëgjohet një kor, me qindra celularë janë gati të filmojnë. Organizatorët ofrojnë gratis për tifozët “FanID”, një top “tesere tifozi”, që të jep mundësinë për shërbime të ndryshme pa pagesë.

Tifozët kalojnë gjithmonë nga detektori i metalave, që çuditërisht nuk jep asnjë sinjal. Çantat, portofolët kalojnë nëpërmjet rrezeve x në çdo vend. Siguria është në shkallën maksimale. / Vipsport.al/

   

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…